Njëbpunëtor 38-vjeç humbi jetën sot duke punuar në ndërtimin e një prej pallateve të kompleksit Univers City në pronësi të biznesmenit Samir Mane
“Ngjarja ndodhi rreth orës 10:20, në rrugën “Gryka e Kaçanikut”, në një kompleks pallatesh në ndërtim e sipër, ka rënë nga lartësia ku ishte duke punuar shtetasi F. L., rreth 38 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë”, njoftoi policia e Tiranës.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Në njoftimin e policisë nuk përmendet as emri i kompleksit, as se në pronësi të kujt është duke fshehir në mënyrë të padrejtë pronarët që nuk sigurojnë kushtet teknike të mbrojtjes së punëtorëve.
Prej vitesh edhe Inspektorati i Punës nuk bën publike shifrat e vdekjeve dhe të aksidenteve në punë. m.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/