15 persona u qëlluan për vdekje, më shumë se 30 të tjerë u plagosën nga një sulm me armë sot në Universitetin Charles në qendër të Pragës.
Disa studentë dolën nga dritaret dhe u ulën në parvaz, por njëra nga vajzat nuk mundi të mbahej dhe ra, duke u bërë viktima e katërt e sulmit, raportojnë mediat lokale.
Edhe autori i sulmit qëlloi veten kur në vendngjarje mbërriti policia.
David Kozak, autori 24 vjeçar i masakrës ka publikuar një mesazh që ka qarkulluar në mediat çeke ku paralajmëron një sulm prej tij ndaj një institucioni arsimor. “Dua të sulmoj një shkollë dhe ndoshta të vras veten. Alina Afanaskina më ndihmoi. Gjithmonë kam dashur të vras, kam menduar se në të ardhmen do të bëhem maniak. Ishte më fitimprurëse sulmi masiv sesa brezi. U ula, prita, pata ëndërr”, dyshohet se ka shkruar ai ndër të tjera.
Alina është sulmuesja 14-vjeçare e cila më 7 dhjetor 2023 sulmoi dhe qëlloi në një shkollë në Bryansk të Rusisë, ku dy nxënës u vranë dhe 5 të tjerë u plagosën përpara se ajo të vriste veten.
Ministri i Brendshëm Vit Rakusan i tha televizionit shtetëror se asnjë sulmues tjetër i armatosur nuk ishte konfirmuar dhe u bëri thirrje njerëzve të ndiqnin udhëzimet e policisë.
Administrata e Universitetit në momentin e sulmit i bënë thirrje stafit “të mos lëvizin”. “Mos shkoni askund, nëse jeni në zyra, mbyllni ato dhe vendosni mobilje para derës, fikni dritat”, thuhej në email.r.r
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/