Kryetari i PD-së, Lulzim Basha deklaroi sot edhe një herë kushtin e opozitës për zgjedhjet: qeveri teknike dhe votim e numërim elektronik.
Sipas Bashës opozita ka platformën e saj për zgjedhje të lira dhe të drejta ndërsa theksoi se koalicioni i opozitës do të zgjerohet edhe më tej në prag të zgjedhjeve.
Basha kërkoi qeveri teknike që të përgadisë zgjedhjet e reja. “Nuk munden që hajdutët dhe krimi të bëjnë organizimin zgjedhjeve në Shqipëri”, tha ai.
Sipas Bashes qeveria teknike do te kompozohet nga te gjitha partite. “Nuk ka rendesi kryeministri I saj, I rendesishem eshte parimi qe do te shoqeroje kete qeverisje”, tha ai.
Kjo është beteja e tretë e opozitës, tha kryetari i PD-së.
Lidhur me Vlahutin dhe deklarimin saj të pasurisë, Basha tha se kjo është cështje Kroacisë dhe se ky vend si anetar i BE do të trajtojë njësoj cdo qytetar të Kroacisë.
Ndërsa lidhur me një bashkëpunim të mundshëm me LSUI, Basha tha se kërkoj bashkëpunimin e cdo force politike, edhe të LSI, edhe të PS që nuk duhet të nisë nga frika e votës së lirë por nga nevoja për zgjedhje të lira.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/