Kush do nje Furla per 30 euro!Ja si sulmohet vajza e Adriatik...

Kush do nje Furla per 30 euro!Ja si sulmohet vajza e Adriatik Llallës per luks pas votimit te reformes

923
0
Shares

Media pranë qeverisë kanë dy ditë që po sulmojnë kryeprokurorin Llalla lidhur me fotot e së bijës të cilat reklamohen nga këto media si luksoze.

Sipas postimit të fundit të gazetarit Bledi Mane vajza e Llallës shpenzon shumë për veshje dhe aksesorë për të cilat nuk justifikon të ardhurat e prindërve të saj që paguhen sëbashku 2.4 milionë lekë në muaj.

Gazetari ka rimarrë fotot e saj në Instagram dhe më pas i ka renditur veshjet dhe aksesorët sipas dijeve të tij.

Ja cfarë shkruan ai për katër foto që ka publikuar sot:

“1-Fotografia e pare/ Eni Llalla me Xhakete Balmain 1860 euro. Canta Furla 410 euro. Syzat e diellit Ray Ban 200 euro. Unaza prej floriri Petite Pave 1100 euro.

2-Fotografia e dyte/ Te pritja e xhaxhi Jar Nishanit ne Pallatin e Kongreseve ne ndihme te femijeve te varfer. Fustani Tom Ford 3800 euro, kepucet Alexander Wang 395 euro.

3-Fotografia e trete/ Pak relaks ne ambientet e jashtme te hotelit Atlantis ne Dubai. Canta Burberry Honey Tan 1295 euro. Edhe fustani eshte Burberry Nude 1000 euro. Shapkat verore Olu Kai 68 euro.

4-Fotografia e katert/Canta Fendi Mini Monster 1810 euro. Byrzylyku Cartier 18 karat vetem 5100 euro dhe ora e dores nje Rolex i thjeshte 21 mije euro”.

Pjesa më e madhe e përcaktimeve rreth markave të veshjeve apo aksesorëve është mjaft vështirë t’i përcaktosh. Ne nuk themi se ato absolutisht nuk i përkasin markave të shtrenjta por nuk besojmë absolutisht tek vendosja e markave të rrobave apo aksesorëve nisur nga ngjyra dhe modeli në sipas fotove të vajzës së Kryeprokurorit.

Nëse hap Instagramin dhe i referohesh fotove atje duhet të futësh në burg të gjithë prindërit e të gjitha vajzave dhe djemve që pozojnë apo kanë pasion ekzibicionizmin. Rroba si të Enit janë rëndom të fotot e Instagramit, ashtu si i gjen në tregje që nga camët e te medreseja deri tek butikët lukzozë bregut të Lanës dhe në bllok.

Është i tepërt frymëzimi që buron nga veshjet në Shqipëri kur secila prej atyre markave të përmendura është e kopjuar dhe pa ndëshkuar në Tiranë, me një nënfish çmimi.

Kush do një Furla 30 dollarë, e re fringo, ia gjejmë në cast!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY