Prej dy javësh vijon kaosi në tregun e sigurimeve pasi është bllokuar serveri i Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare.
Bllokimi i serverit bën që shitjet e policave të kompanive të sigurimit të mos regjistrohen në sistem duke sjellë humbje për shtetin në miliona lekë.
Dyshimet janë se AMF ka toleruar një difekt të tillë në kohën kur shitjet e policave sidomos në kufi shtohen shumë për shkak të fluksit të madh të emigrantëve.
Ka të dhëna se një pjesë e tyre shiten të falsifikuara dhe nëse klientët pësojnë dëme atëherë kompania nuk u përgjigjet.
Rregullimi serverit mund të kryhet për vetëm 6 orë punë, sipas specialistëve. Por AMF vetëm dje ka bërë një lajmërim për vendin bosh të drejtorit të IT në institucion.
Fluksi i shitjeve per emigrantet në kufi shkon deri në 2500 polica në ditë. Në mungesë të sistemit ato nuk regjistrohen duke lejuar disa kompani sigurimi kryesisht me kapital shqiptar të abuzojnë edhe me çmimin policave edhe me raportimin e tyre për efekt të pagesës së tatimeve.
AMF ka të ardhura të bollshme për të rregulluar sistemin edhe brenda një ditë. 1.5 % të primeve të shitura në të gjitha kompanitë i kalojnë AMF duke e shndërruar këtë institucion ndër më të pasurit e administratës publike.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/