Gjykata Administrative e Tiranës rrëzoi vendimin e Këshillit Bashkiak të kontrolluar mandatin e kaluar 100% nga “Rilindja” për shembjen e pallatit 183/1 në rrugën “Myslym Keta” në Tiranë.
Pallati u shpall i dëmtuar nga tërmeti nga Instituti i Ndërtimit, por banorët arritën të kryejnë një ekspertim të pavarur që zbuloi se shkalla e dëmtimit nuk justifikonte shembjen.
Qytetarët arritën të gjejnë një sërë shkeljesh në procedurat që urdhëronin shembjen, mbi të cilat Gjykata Administrative vendosi pezullimin e shembjes.
Vendimin e gjykatës e ka komentuar edhe Sekretari i Përgjithshëm i PL, Tedi Blushi.
“Një tjetër provë që vërteton paligjshmërinë e akteve barbare të Erion Veliajt ndaj pronave të ligjshme, gjoja për interes publik!
Tashmë me vendim gjykate faktohet se bërja pluhur e hi e banesave të qytetarëve, ka vetëm një qëllim për Erion Veliaj: rrëmbim të pronave të tyre për t’ua dhënë oligarkëve të ndërtimit për kulla shumëkatëshe!
Është koha që SPAK të veprojë me urgjencë dhe të nxjerrë përgjegjësitë ligjore: Kush urdhëroi shembjen e pronave të qytetarëve?”, tërheq bëmëndjen Blushi. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/