Familjarë të komandantit të Gardës, 62 miliardë lekë tendera nga qeveria

Familjarë të komandantit të Gardës, 62 miliardë lekë tendera nga qeveria

190
0
Shares

Komandanti i Gardës, Gramoz Sako ju zë pritë cdo seancë deputetëve të zgjedhur nga shqiptarët, në këmbim të miliarda lekë tendera nga qeveria, deklaroi sozët zëdhënësja e PD për antikorrupsion , Genta Vangjeli.

Sipas saj vëllai i komandantit tenderon 62 miliardë lekë nga qeveria.

Vëllai i komandantit të Gardës rezulton pronar në të paktën 6 subjekte tregtare “Kadria shpk”, Dion Energji shpk, NAVIA shpk, 2T shpk , RAWAFED AL TOROK SHQIPERI shpkl torok JB 2B 1979 & 2T shpk.

“Më 30 mars 2023 ai u bë pjesë e shoqërisë tregtare Joint Venture 2B 1979 dhe 2T shpk, dhe Edi Rama në cilësinë e Kryetarit të KKT, më 18 Tetor 2023, miratoi lejen për këtë subjekt për ndërtimin e impiantit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike me kapacitet 2 MW dhe veprave ndihmëse”, tha Vangjeli.

Licensën e mori në mes të protestës së opozitës më Parlament.

“Vini re datën: mu në zemër të protestave opozitare. Sapo u dha leja, Gramozi u bë edhe më trim dhe i shtroi mjetet represive kundër deputetëve të opozitës.

Para kësaj dhurate për mercenarizmin, Sako ka marrë një duzinë kontratash të tjera me para publike, pra të taksapaguesve shqiptarë”, tha Vangjeli.

Detajet:
Kështu ecën përpara dhe shkëlqen biznesi i familjarëve të vetëm njërit prej zyrtarëve të lartë me kontratat publike, konkretisht:

Projekti për Rikualifikimin e vijes bregdetare Vlorë-Radhimë-Orikum;

Ndërtimi i segmentit rrugor “Zgosht-Ura e Cerenecit” 41.7 km.

Ndërtimi i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 7;

Mirëmbajtje e segmentit rrugor Unaza e Jashtme e Tiranës;

Ndërtim i Rrjetit K.U.Z të fshatit Shënavlash 2021

Mirembajtje e rrugës Berat- Corovode + rruga Corovode – Hambul;

Rindërtim i njësive të banimit në ndërtesa (pallat) per zonen e re për zhvillim Bubq, Bashkia Krujë;

Ndërtimi i godinës TIP ne RSU 3 (Nr.7), Rindërtimi i 14objekteve Arsimore në Bashkinë e Tiranës;

Rindërtimi i objektit “Shkolla 9 vjeçare Hasan Koci”, Bashkia Durres;

Ndërtimi i Rrjetit Rrugor dhe Infrastrukturës Urbane të Zonës së Valiasit;

Rikonstruksion i Fiderit A8 nga ajrore ne kabllore, Bulevardi i Ri – Kodër Kamëz,Rikonstruksion i rrugës Dukaj Sinanaj

Mirëmbajtje rruga Korçë – Voskopojë + rruga Bilisht – Baban – Hoçisht + Rruga Ura Baban – qendra Baban;

Rikualifikim urban në Vlorë dhe ndërtimi i argjinaturës për mbrojtjen nga Vjosa në Novoselë;

Rrikonstruksioni i rrjetit shpërndarës të Ujësjellësit të qytetit Ballsh;

Rikonstruksioni Rruga Manastiri Shën Vlash;

Ndërtimi i zyrave të Drejtorisë Rajonale OSSH Durrës;

Ndërtimi i rrugës Gusmar-Kuç, Bashkia Tepelenë;

Rikonstruksion i Magjistralit Kryesor dhe rrjetit të brendshëm të ujësjellesit të qytetit Patos, Loti I, (rrjeti shperndarës);

Rehabilitim i skemës ujitëse Bulo dhe kanali kullues K-1-76 Fushë-Nepravishtë, Bashkia Libohovë;

Përmirësimi i Infrastrukturës rrugore në funksion të zhvillimit të turizmit dhe agroturizmit në rajonin 4.

Mirëmbajtje aksi rrugor Berat-Çorovodë

Përmirësim infrastrukture në zonën e mbrojtur Kune-Vain, Lezhë;

Mirëmbajtje Aksi Rrugor K/Strelce-K/Maliq i Oparit + aksi rrugor Shkëmbi i Dobercanit – Kufi Gramsh;

Rikonstruksion rrjet furnizimi me ujë adresa Shemsi Haka, Ali Demi, Idriz Dollaku

Sistemimi i kanalizimeve të ujrave të ndotura të zonës Turistike Hamallaj, Faza I;

Rikonstruksion i Sheshit Taulantia Durrës

Mirëmbajtje Rruga Libonik – Lozhan – Grabovë + Rruga Lin – Pogradec + Rruga Voskop – Voskopojë 72 Km;

Stabilizimi i rrëshqitjes në aksin Tunel-Elbasan

Rehabilitimi i digës së Rragamit të Hec-it te Vau i Dejës

Ndërtimi i rrugës Qukes-Qafë Plloçë, km 33+800, Km 43+310;

Ndërhyrja në sistemin e kanalizimeve të ujrave të ndotura në zonën e Durrësit

Rehabilitimi Rruga Fitore-Aliko, në fshatrat Fitore, Aliko;

Rikonstruksioni i infrastrukturës rrugore të bllokut të kufizuar nga rruga Njazi Meka, Grigor Perlecev, Niko Avrami, Spiro Cipi, Fitnete Rexha, Myslym Keta, Skënder Vila, Lumi i Tiranës;

Rikonstruksion i rrugës Ura e Corumit – Zhabiak -Ura e Cepanit, seg i rrugës Ura e Cepanit.

Pa përmendur fare cilësinë e zbatimit të punimeve të këtyre 35 kontratave publike, theksojmë për publikun se Komandanti i Gardës së Republikës Gramos Sako, gjatë vetingut, është përballur me:

Dyshime për fshehje të pasurisë.

Shlyerje kredie pa argumentuar burimin e të ardhurave.

Shitje fiktive e një automjeti

Mosdeklarim i saktë blerjes se një apartamenti.

Parregullsi në deklarimin e vendit të punës dhe të ardhurave të bashkëshortes.

Në kundërshtim me ligjin, ka qenë pronar i një bar kafe.

Probleme dhe me pastërtinë e figurës.

Pavarësisht gjetjeve, Sako kaloi me sukses vetingun dhe vëllai i tij vijon me sukses përfitimin e kontratave publike.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY