I dënuari me 32 vite burg, Arben Lleshi u qëllua për vdekje sot me pistoletë ndërsa Indrit Shaqja miku i tij i qelisë mbeti i plagosur.
Kështu nisi një nga momentet më dramatike në burgun e sigurisë së lartë të Peqinit.
I dënuar me burg përjetë, Sokol Mjacaj,ishte personi që qëlloi ndërsa bëri disa minuta rezistencë pas ngjarjes, por më pas iu dorëzua drejtorit të burgut.
Lleshi mbeti i vrarë nga disa të shtëna në qelinë e tij ndërkohë prokutoria që po heton ngjarjen nuk ka zbardhut ende dinamikën.
Pyetja ende pa përgjigje mbetet se si Sokol Mjacaj, i dënuar me burgim të përjetshëm kishte një armë zjarri në ambientet e burgut.
Dyshimet janë se ajo i është dhënë Mjacajt me anë të një droni gjatë kohës së qëndrimit në ajrim. Por ish ministri i Brendshëm, Flamur Noka e rrëzon një variant tillë ndërsa u pyet për ngjarjen në emisionon 3D të Alban Dudushit në RTSH.
”Nuk ka asnjë mundësi që të ofrohet një dron për të sjellë në duart e të denuarit një pistoletë në asnjë ambient të burgut. Pistoleta është futur në burg, por jo me dron”, tha Noka.
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja që shkoi në vendin e ngjarjes tha se siguria në burgje nuk ishte cenuar dhe pohoi se Mjacaj do të futej në regjimin 41 Bis, pasi ishte identifikuar si problematik.
“Sot ministri i Drejtësisë ka urdhëruar vendosjen në regjim të posaçëm për ngjarje të tjera që lidhen me të dënuarin Sokol Mjacaj”, tha ai.
Hetimet janë duke u drejtuar nga Prokuroria e Elbasanit dhe dyshimet e para të hetuesve janë për një hakmarrje të mundshme.
Viktima Arben Lleshi ishte duke vuajtur një dënim të dhënë nga drejtësia Britanike, për vrasjen e një shtetasi në vitin 2012. Ndërsa Indrit Shaqja, është dënuar për vrasjen e dy të moshuarave në vitin 2014, të cilave iu fut në banesë për t’i grabitur.
Ndërsa Sokol Mjacaj ndodhet në burg pasi grabiti e më pas i ekzekutoi me armë zjarri në automjetin e tyre dy turistë çekë në 2015. m.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/