PEQIN/ Vritet në burg Arben Lleshi, niset rëndë në spital, nuk ia...

PEQIN/ Vritet në burg Arben Lleshi, niset rëndë në spital, nuk ia del

638
0
Shares

I burgosuri Arben Lleshi ka marrë plagë të rënda dhe ka ndërruar jetë në spital ndërsa Ilir Xhakja është plagosur lehtë pasi u qëlluan nga Sokol Mjacaj, në burgun e sigurisë së lartë të Peqinit.

Lleshi është dënuar për një vrasje në vitin 2012. Ai nga fshati Laç-Bruçi i Matit, është autori i vrasjes së Agim Hoxhës, në 10 prill 2012 bashkë me të vëllain.

Dy vëllezërit Leshi merreshin me drogë, që kur ishin adoleshentë.

Sipas lajmit publikuar nga mediat britanike, Hoxha u vra në një apartament në qytetin anglez të Southempton por trupi i tij u dogj dhe u gjet në një makinë “Mercedes Benz”.

Për të njëjtën ngjarje, burg po bën edhe vëllai i Lleshit, Afrim Lleshi, i cili ka pranuar para gjykatës se ka bashkëpunuar në shfarosjen e trupit të viktimës.

Dy vëllezërit Leshi merreshin me drogë, që kur ishin adoleshentë.

I plagosur në këmbë është Ilir Xhakja i dënuar me burg përjetë për vrasjen e dy të moshuarve gjatë një grabitjeje.

Një i burgosur i tha gazetares së Top Channel Anila Hoxha se përplasja ndodhi në zonën e ajrimit.

Mbetet anigmë se si ka përfunduar një armë më duart e një të burgosuri megjithatë dyshinet e para janë se është futur përmes dronit. Situata tani është nën kontroll të policisë. Autori është nën kontroll. a. b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY