Berisha sheh me fajtor Veliajn se Ramën tek inceneratori i Tiranës

Berisha sheh me fajtor Veliajn se Ramën tek inceneratori i Tiranës

121
0
Shares

Eroon Veliaj tentoi të fajësojë Edi Ramën, por ai është strumbullari numër 1 i aferës së djegësit të Tiranës. Ky është përfundimi i kreut të opozitës Sali Berisha pasi ka dëgjuar edhe intervistën e Erion Veliaj një natë më parë me gazetarin Sokol Balla.

“Në dallim nga ajo çka ju mund të prisnit, Erion Veliaj mbrëmë mori edhe guximin të bëjë përpjekjen e hapur për të fajësuar për djegësin e Tiranës, as më shumë dhe as më pak se Edi Ramën.
Erion Veliaj, i cili guxoi të fliste për ndërgjegjen në një kohë kur fytyra i ishte bërë sterrë. Dhe thoshte ndërgjegja e pastër, se si mund të shkojë ndërgjegjja e pastër me fytyrën sterrë, atë e din ai. Po t’i bësh ‘face reading’, ai del tre herë fajtor.
Pra, ndërgjegjen e kam të pastër dhe u tha qytetarëve se ata dy drejtorë që janë të burgosur, janë dy inxhinierë që kanë pasur si detyrë të thonë sa plehra prodhon bashkia”, komentoi Berisha.

Në vijim Berisha tha se Erion Veliaj, tezën e myshteriut, apo të klientit, e ka fabrikuar së bashku me ish-oficerin e policisë sekrete shqiptare, Arben Krajën.

”E vërteta është se Erioni në djegësin e Tiranës, është absolutisht strumbullari numër 1 i tij.
Ai sot e shet djegësin si aferë të Edi Ramës dhe Edi Rama pa diskutim ka përgjegjësi penale për firmën që ka firmosur për bonusin 8 pikë.
Por në çdo hallkë tjetër, me dokumente zyrtare, ka vetëm një përgjegjës kryesor dhe emri i tij është Erion Veliaj.
Erion Veliaj ka firmosur planin e fizibilitetit, me të cilin ka deklaruar leverdisshmërinë e djegësit të Tiranës ndërkohë që kusht themelor për fizibilitet dhe leverdisshmëri është që një PPP të kryejë shërbimin me kosto më të ulët sesa sektori publik.
E kundërta ka ndodhur, Erion Veliaj ka përcaktuar një kosto dy herë më të lartë sesa ç’është kalkuluar ajo nga ekspertët e mirënjohur të KLSH.
Pra, ka përcaktuar tarifën 29 euro në një kohë kur ajo duhej të ishte 14 euro”, tha Berisha.

Në vijim Berisha ka sjellë edhe njëherë në vëmëndje letrat e Veliaj për ministrat e Financave.

”Erion Veliaj ka përdorur këtë plan me firmën e tij drejtuar Shkëlqim Canit, i cili për hir të së vërtetës, e ka kthyer si të papranueshëm dokumentin dhe kërkesën e Erion Veliajt.
Erion Veliaj, ky myshteri i Edi Ramës, pas ndryshimit të ministrit të Financave, ka përsëritur të njëjtën kërkesë te Arben Ahmetaj, me firmë, me shkresë, me vulë dhe ka marrë përgjigje nga Arben Ahmetaj se kjo nuk mund të pranohet.
Ai ka insistuar disa herë te ministri i Financave, i cili ka qenë refuzues ndaj kërkesës së tij.
Erion Veliaj ka caktuar Tushen dhe Simixhiun në komisionin e PPP-së. Institucion me dy përfaqësues. Ata i ka porositur të insistojnë në bonusin 8 pike. Por atyre, pavarësisht se ku janë, u njoh një meritë.
Merita e tyre e padiskutueshme është se në procesverbalet e mbledhjeve, kanë deklaruar të kundërtën e asaj që ka deklaruar me shkrim Erion Veliaj.
Ata kanë deklaruar se djegia e plehrave me këtë kosto nuk mund të përballohet nga Bashkia e Tiranës dhe kërkon financime nga qeveria.
Në qoftë se Erion Veliaj merrte parasysh këshillën e këtyre inxhinierëve që ishin vetëm për sasinë e plehut, djegësi i Tiranës, ose ai të paktën, nuk firmoste garancinë që i çoi Lefter Kokës për financimin me 91 milionë nga bashkia, në një kohë kohë kur ishte totalisht e pamundur sipas inxhinierëve të tij, Tusha dhe Simixhiu”, shpjegoi Berisha. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY