Veliaj padit Berishën për shpifje, nuk shkon në seancë dhe gjykata i...

Veliaj padit Berishën për shpifje, nuk shkon në seancë dhe gjykata i ngarkon shpenzimet

258
0
Shares

Kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka paditur kreun e PD, Sali Berisha në SPAK me akuzën e shpifjes.

Padia është bërë nga Veliaj më 22 nëntor të këtij viti dhe sot ka qënë seancë gjyqësore në GJKKO, me gjyqtar Erjon Bani.

Pas konstatimit se Veliaj nuk është paraqitur në seancën gjyqësore, gjykatësi e ka mbyllur çështjen duke ia ngarkuar shpenzimet gjyqësore kreu të bashkisë së Tiranës.

Berisha e akuzoi Veliajn si pronarin real të inceneratorit të Tiranës.

Detajet e gjykatës:

Viktima akuzuese, Erjon Veliaj, më datë 22.11.2023 ka paraqitur pranë kësaj Gjykate kërkesën për gjykimin e ҫështjes penale me objekt: Deklarimin fajtor të të akuzuarit Sali Berishapër kryerjen e kundërvatjes penale të “Shpifjes”, të kryer botërisht në dëm të viktimës akuzuese Erion Veliaj, parashikuar nga neni 120/2 i Kodit Penal.

2. Në datën 15.12.2023 ishte planifikuar për t’u zhvilluar seanca pajtimore në respektim të nenit 338 të K.Pr.Penale. Në këtëseancë nuk u paraqit viktima akuzuese Erion Velia pa shkaqe tëarsyeshme.

3. Ndodhur në këto kushte, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani, bazuar në nenet 59, 112 dhe 387 të K.Pr.Penale si dhe në vendimin Unifikues Nr. 11, datë 14.10.2011 të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë, me vendimin Nr. 83, datë 15.12.2023, vendosi:

1. Pushimin e çështjes penale me Nr. Regjistri Themeltar 126, datë regjistrimi 22.11.2023, me Viktimë akuzues: Erion Veliaj; të akuzuar: Sali Berisha për veprën penale të “Shpifjes” parashikuar nga neni 120/2 i Kodit Penal.
2. Shpenzimet gjyqësore i ngarkohen viktimës akuzuese Erion Veliaj.
3. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaҫme të Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY