BE shtrin kufijtë në Lindje, hapen negociatat për Ukrainën dhe Moldavinë, Gjeorgjia...

BE shtrin kufijtë në Lindje, hapen negociatat për Ukrainën dhe Moldavinë, Gjeorgjia me statusin kandidat

140
0
Shares

BE vendosi sot zgjerimin në Lindje duke u shtrirë në të gjithë kufijtë perëndimorë të Rusisë ndërsa vendosi të hapë negociatat e pranimit me Ukrainën dhe Moldavinë ndërsa Gjerogjia ka marrë statusin e vendit kandidat.

Lajmi u njoftua nga Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel në një postim në rrjetin social X.

Vendimi u kor nga Këshilli Evropian i cili bëri një premtim për Bosnjen dhe Hercegovinën për të hapur negociatat sapo të arrihen kriteret e anëtarësimit dhe ka ftuar komisionin të raportojë deri në mars me synimin për të marrë një vendim të tillë.

“Këshilli Evropian ka vendosur të hapë negociatat e pranimit me Ukrainën dhe Moldavinë. #EUCO i dha Gjeorgjisë statusin e kandidatit. Dhe BE-ja do të hapë negociatat me Bosnje dhe Hercegovinën sapo të arrihet shkalla e nevojshme e përputhshmërisë me kriteret e anëtarësimit dhe ka ftuar komisionin të raportojë deri në mars me synimin për të marrë një vendim të tillë. Një sinjal i qartë shprese për popullin e tyre dhe për kontinentin tonë”, thotë Charles Michel.

Presidenti i Ukrainës, Zelensky e cilësoi këtë vendim si “triumf” për vendin e tij dhe për vetë Evropën.

“Historia u shkrua nga ata të cilët nuk lodhen duke luftuar për lirinë”, shkroi Zelensky në rrjetin social X.

Hungaria ka kohë të gjatë që e kundërshtonte nisjen e bisedimeve me Kievin, megjithatë, nuk e përdori veton ndaj këtij vendimi.

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, tha në një reagim në rrjetin social Facebook se vendi i tij nuk deshi “të marrë pjesë në një vendim të keq”. “Anëtarësimi i Ukrainës në BE është vendim i keq”.

Ukraina dhe Moldavia aplikuan për t’iu bashkuar BE-së pasi Rusia nisi pushtimin e plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022

Të dyja morën statusin e vendit kandidat në qershor të këtij viti. r.j

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY