Rama flet për samitin: Jemi të përgaditur, problemet dypalëshe të mos ndërhyjnë...

Rama flet për samitin: Jemi të përgaditur, problemet dypalëshe të mos ndërhyjnë në axhendën e integrimit

114
0
Shares

Kryeministri Edi Rama u takua sot me gazetarët pas kthimit nga Brukseli, ku u zhvillua Samiti vjetor i BE me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Në fjalën e tij Rama tha se Shqipëria u vlerësua për reformat dje ritmin e lartë të afrimit ligjor e screrning me BE.

“Këto ditë do organizoj edhe një takim falënderimi dhe motivimi për më tej të anëtarëve të skuadrës së nehocimit, e cila në totalin e vet, po të marrim negociatorët, të marrim prezantuesit dhe kontribuuesit, është rreth njëmijë vetë, ku përfshihen, jo vetëm institucionet e ekzekutivit, por edhe institucionet e pavarura, një skuadër, e cila ka bërë 777 prezantime në Bruksel gjatë 14muajve nga çelja e procesit të negociatave të anëtarësimit; për profesionalizmin dhe për disiplinën e të 36 ekipeve përbërëse të kësaj skuadre  të cilët siç e thashë, kanë lënë një mbresë të shkëlqyer. Këtë gjë e kam dëgjuar disa herë, por sidomos dje nga përfaqësuesit e Bashkimit Europian në këtë proces, në mënyrë të veçantë”, tha Rama.

Në vijim Rama prezantoi disa momente të fjalës së tij në samit.

“Në fjalën e mbajtur dje në emër të Shqipërisë, kam falenderuar me gjithë zemër presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel, presidentet e Komisionit Europian Ursula Vonder Leyen, Komisionerin për Zgjerimin Oliver Varhelyi dhe patjetër edhe ekipin e gjithë Drejtorisë së Përgjithshme të Fqinjësisë në Bruksel dhe nuk ka qenë një falenderim thjesht formal, por një falenderim i sinqertë dhe shumë i ndjerë për gjithë emrat që përmenda më lart, lidhur me një punë të përbashkët thuajse 5 vjeçare dhe përpara faktit që ky ishte Samiti i fundit i BE-së me Ballkanin Perëndimor nën lidershipinaktual të Këshillit dhe të Komisionit sepse siç e dini, qershorin e ardhshëm, zgjedhjet e reja europiane do të prodhojnë një lidership të ri, Parlament të ri Europian, Komision të ri dhe drejtim të ri të këtyre strukturave”, tha Rama.

kryeministri tha se dy presidentët aktualë, Charles Michel dhe Ursula Von der Leyen e kanë vizituar Shqipërinë, por edhe rajonin më shumë se të gjithë paraardhësit e tyre të marrë së bashku.

Rama tha se kisjtevtrajtuar edhe çështjën e vështirësisë që prej vitesh në fakt, krijojnë eksportime e mosmarrëveshjeve bilaterale mes një vendi dhe një tjetri në tryezën e BE-së, për hir të së vërtetës ka një sensibilizim shumë të lartë, sidomos nga shtetet më me eksperiencë, më me jetëgjatësi në familjen e bashkuar evropiane, lidhur me pikërisht faktin se si çështjet bilaterale të eksportuara nga një vend anëtar në tryezën e Këshillit Evropian krijojnë pengesa të paarsyeshme sepse çështjet bilaterale janë çështje që duhet të zgjidhen midis dy vendeve dhe aq më tepër është e pakuptueshme dhe është e paarsyeshme që në një proces integrimi, ku një vend hyn në negociata që do të thotë, hyn në një fazë përfundimtare të shtetbërjes evropiane, duke përfituar përditë nga transferimi i dijes nga BE, të pengohet, të vonohet sepse ka një çështje bilaterale.

“Mbase do të ishte më e kuptueshme, mbase,  që kur vjen momenti që vendi  i ka përfunduar të gjitha dhe është vetëm vota për t’u anëtarësuar, atëherë cilido mund të thotë që “jo, unë s’jam dakord’’ por kjo pengesë është në një farë mënyrë e paarsyeshme. Jo vetëm e paarsyeshme, por edhe jo evropiane në frymë dhe natyrisht rastet dhe historitë kanë qenë jo një e dy,por më shumë se sa një e dy, dhe nuk është rastësi, dhe këtë e kam thënë që të gjitha ato raste vijnë nga zona e Ballkanit.

Dhe nëse nuk do të gjendet një rrugë për të ndarë njëherë ë mire çështjet bilaterale nga procesi i negociatave, Ballkani dhe vendet që janë të përfshira nëpër këtë proces në rajonin tonë, mund ta parashikojmë pa vështirësi se sa probleme  të tjera mund tënxjerrin rrugës mes njëra-tjetrës, aq më tepër kur bëhet fjalë për çështje të natyrës historike, për çështje të natyrës krejtësisht politike dhe jo për çështje që prekin ndonjë aspekt që lidhet me vlerat dhe parimet e BE.

Ndërsa në raport me çështjen e dallimit aktual mes nesh edhe Greqisë, unë nuk jam zgjatur, por kam nënvizuar se kjo është një çështje mes nesh, që ne duhet ta trajtojmë mes nesh dhe që në tëgjitha rastet është një çështje që përsa në takon si Shqipëri, ne nuk e shohim të lidhur as me procesin e negociatave, por as me përmbajtjen e marrëdhënies tonë me Greqinë, e cila është një partner strategjik i Shqipërisë, e cila është një vend fqinj me të cilin ne duam t’i thellojmë marrëdhëniet e fqinjësisë, të thellojmë bashkëpunim dhe patjetër të forcojmë miqësinë, duke bërë gjithçka që na takon ne dhe ne duam të jemi një vend evropian në Ballkan, jo një shtet ballkanik në BE.

Shqipëria duhet, mund dhe me punën tonë të përbashkët do të bëhet Evropa e Ballkanit. I ka të gjitha ato që i duhen për t’u bërë Evropa e Ballkanit dhe transformimi i brendshëm i Shqipërisë është shumë i rëndësishëm për të gjithë ne. Ndryshimi i Shqipërisë nga një vend i prapambetur, vend i një rrumpalle ballkanike, në një vend që funksionon si një shtet anëtar i BE-së, është po aq i rëndësishëm dhe mbase më i rëndësishëm se sa vetë anëtarësimi i Shqipërisë në BE.

Për këtë arsye këto janë të lidhura pazgjidhshmërisht bashkë dhe për këtë arsye pozicioni ynë është ky. Ka pasur një keqkuptim që është i mrëkuptueshëm sepse lidhet me natyrën teknike të funksionimit të procesit. Këshilli Evropian nuk merr vendim lidhur me këtë, Këshilli Evropian ngarkon konferencën apo mbledhjen e ambasadorëve të vendeve anëtare që në ditët e ardhshme të procedojnë nga pikëpamja formale, teknike, lidhur me të gjitha vendet, lidhur në raportin e progresit, bazuar në edhe në indikacionet patjetër të Këshillit Evropian dhe të çdo  vendi që përfaqësohet nga ambasadorët e vet“, tha ndër të tjera Rama. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY