“Hapjen e negociatave nuk e ka bllokuar Greqia, por Rama për interesat...

“Hapjen e negociatave nuk e ka bllokuar Greqia, por Rama për interesat e tij mafioze”

114
0
Shares

Hapjen e negociatave nuk e ka bllokuar Greqia, por Rama për interesat e tij mafioze, tha sot kreu i opozitës, Sali Berisha në një konferencë shtypi në Tiranë.

“Nuk ka diskutim se në këtë vendim një peshë të veçantë ka pasur dhe ka qëndrimi ndaj minoriteteve, por ky qëndrim i BE është një parim themelor që nuk ka lidhje me Shqipërinë në mënyrë specifike, por ka lidhje me çdo vend aty ku jetojnë minoritetet.
Edi Rama mund ta akuzojë Greqinë duke mashtruar shqiptarët, por e vërteta është se shkaku kryesor nuk është Greqia. Thashë, pika e parë është mungesa e dialogut.
Por shkaku kryesor është dhunimi nga Edi Rama i parimeve më themelore të të drejtave të njeriut dhe parimeve ndërkombëtare të drejtësisë.
Mosrespektimi i prezumimi i pafajësisë e bën bllokimin e betimit një akt antikushtetues në ligjet shqiptare. Një akt që dhunon në mënyrë flagrante konventën evropiane të të drejtave të njeriut.
Dhe kjo bëhet vetëm e vetëm për pushtimin e Edi Ramës dhe grupeve të tij mafioze të tokave dhe trojeve në Himarë, të cilat Beleri nuk do i lejonte kurrë.
Pra, shikoni se si për interesa mafioze, për interesa strikt pasurimi, u bie vizë marrëdhënieve me një vend fqinj, i cili jo vetëm që nuk ka bllokuar, por ka mbështetur të gjithë procesin e integrimit europian dhe euroatlantik të Shqipërisë.
Pra është Edi Rama me qëndrimet e tij dhe jo Greqia, e cila nuk kërkon asgjë tjetër, vetëm atë që ligjet shqiptare dhe praktika shqiptare dhe botërore përcakton në parimin e pafajësisë dhe atë që praktika shqiptare e ka përcaktuar në raste të tjera, kur kandidatët kanë qenë shqiptarë”, komentoi Berisha për rastin Beleri.

Problem tjetër madhor që lexohet në dokumentin e Këshillit është problemi i luftës kundër krimit dhe korrupsionit, tja Berisha.

“Emërimi i Taulant Ballës në krye të Ministrisë së Rendit, person me rekorde ndër më kriminalet në Europë, zbulimi i bisedave të Edi Ramës me telefonat e kriptuar, ka shkaktuar rrëqethje në kabinetet evropiane.
Ndaj dhe ata kanë vendosur aty luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar si një kusht i pakapërcyeshëm.
Kushtet e tjera lidhen me reformën e pronësisë, regjistrimin dhe kompensimin e pronave në mënyrën më transparente. Luftën kundër falsifikimeve në këtë fushë, pasi trafikantët të llojit Pëllumb Gjoka e të tjerë, kanë pushtuar miliona e milionë metër katrorë tokë të pronarëve legjitimë.
Reformat, thotë deklarata e BE, për integrimin evropian, janë një kusht tjetër. Dhe reformat janë një univers me të cilat Edi Rama nuk ka asnjë lidhje sepse ai bën reforma vetëm në interesin e tij, siç ishte kjo e sotmja me rregulloren, ku bëhet i pari lider në botë që voton heqje të përkohshme mandatesh për opozitën.
Së fundmi, përsëri miratimi i vendimeve bazuar në ligjin e minoriteteve. Kjo është një detyrim kombëtar dhe ndërkombëtar. Ata të cilët kanë frikë nga minoritetet, ata janë siç thotë Fridih Niçe, horrat në strofullën e fundit të nacionalizmit.
Minoritetet janë të pranishme në çdo vend dhe është e mjerë ajo shumicë, nuk është e lirë ajo shumicë që nuk garanton të gjitha liritë dhe të drejtat e minoriteteve.
Nga viti 2017 gjer sot, Edi Rama nuk firmos vendimet e duhura, në përputhje me ligjin që ka votuar në vitin 2017.
Kusht tjetër është edhe censusi, që është marrë vesh se po bëhet thjesht një transpozim i dokumenteve nga gjendja civile te dokumentet e censusit pa asnjë lloj transparence.
PD, duke dënuar me forcën më të madhe Edi Ramën si përgjegjësin kryesor Edi Ramën për moshapjen e negociatave, kapitullit të parë, garanton partnerët ndërkombëtare dhe BE se ajo ka shpallur dhe shpall si interes, si yll polar, procesin e integrimit të Shqipërisë në Europë dhe është e vendosur që ndërmarrë çdo akt, veprim dhe ligj për një ecuri të pandalshme të Shqipërisë në BE”, përfundoi Berisha. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY