Presidenti Nishani dekreton datën e zgjedhjeve të parakohshme për kryebashkiakun e ri...

Presidenti Nishani dekreton datën e zgjedhjeve të parakohshme për kryebashkiakun e ri të Peshkopisë

223
0
Shares

Presidenti Bujar Nishani ka dekretuar sot, datën 11 shtator 2016, për zgjedhjet e parakohshme për bashkinë e Peshkopisë.
“Dekretoj, caktimin e datës 11 shtator 2016, për zhvillimin e zgjedhjeve për Kryetar të Bashkisë Peshkopi, Qarku Dibër”, thuhet në dokumentin e firmosur sot nga presidenti.
Ky dekretim vjen një ditë pasi Gjykata Kushtetuese, rrëzoi kërkesën ankimore të ish-kryebashakiakut Shukri Xhelili.
Shukri Xhelili i cili e mbajti këtë mandat vetëm rreth në vit, u shkarkua nga kryeministri Edi Rama, pas një video skandali të publikuar në televizion, ku ai kërkonte favore seksuale nga një vajzë e re, në këmbim të një vendi pune.
Vendimin për shkarkim ai e kishte ankimuar dhe Gjykata Kushtetuese e rrëzoi dje këtë ankesë.
dkr_copy_2

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY