Shqipëria bllokohet sërish për konferencën ndërqeveritare BE-Shqipëri

Shqipëria bllokohet sërish për konferencën ndërqeveritare BE-Shqipëri

362
0
Shares

Liderët e vendeve të BE siguruan sot sërish Ballkanin Peeëndimor për një integrim të shpejtë mbi bazën e meritës.

Deklarata e samitit BE- Ballkani Perëndimor ka tri shtylla: Përshpejtim i anëtarësimit të vendeve të Ballkanit, rritja e investimeve nga ana e BE-së dhe blindim i sigurisë kibernetike.

“Duke rikujtuar Agjendën e Selanikut dhe Deklaratat e Sofjes, Zagrebit, Brdos dhe Tiranës, BE-ja ripohon angazhimin e saj të plotë dhe të qartë ndaj perspektivës së anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian dhe kërkon përshpejtimin e procesit të anëtarësimit, duke u bazuar te reformat e besueshme nga partnerët, te kushtëzimet e drejta dhe të rrepta dhe te parimi i meritës së secilit, gjë që është në interesin tonë të ndërsjellë. BE-ja përshëndet përparimin e bërë nga partnerët e Ballkanit Perëndimor në rrugëtimin përkatës drejt BE-së që nga Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë. E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin tonë”, thuhet në deklaratë.

Shqipëria përfaqësohet në këtë samit nga kryeministri Edi Rama.

Samiti i paraprin mbledhjes se Këshillit Europian që do të mbahet më 14 dhe 15 dhjetor, nga ku do të vendoset për fatin e hapjes se kapitujve të negocimit me vendin tonë. Athina zyrtare ka vendosur bllokadë për Shqipërinë për çeljen e kapitujve të negociatave dhe mbajtjen e Konferencës Ndërqeveritare Shqipëri-BE për shkak të çështjes “Beleri”.

Shqipëria, është në pritje të nisjes së bisedimeve për grupkapitujt e parë. Në përfundimet e djeshme të ministrave të Jashtëm të BE-së, vlerësohet pozitivisht përparimi i bërë prej saj si dhe “përfundimi i suksesshëm” i procesit analitik të legjislacionit të vendit (screening), por pa caktuar një datë për hapin e radhës. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY