SPAK i thyen derën gazetarit, Elton Qyno mbahet 7 orë në prokurorinë...

SPAK i thyen derën gazetarit, Elton Qyno mbahet 7 orë në prokurorinë e posaçme

162
0
Shares

Prokuroria e Posaçme ka marrë në pyetje për disa orë gazetarin Elton Qyno, i cili ka shkruar disa artikuj në lidhje me dosjet e SPAK.

Arsyeja lidhej me publikime në lidhje me dosjen e Nuredin Dumanit çfarë kuptohet që është një hurim nga vetë SPAK  që mundëson marrjen e informacioneve.

Kjo do të thotë se gazetari nuk mban kurrfarë përgjegjësie për publikimin për sa kohë e konsideron të botueshëm vetë ai.

Prej orës 11:00 të paradites së sotme, gazetarit i është mbajtur telefoni, i është bërë kontroll banese dhe kontroll zyre dhe i janë sekuestruar kompjuteri me pajiske të tjera kpmunikimi, me qellim gjetjen e burimit informacionit brenda SPAK.

Pavarësisht të gjithë këtij presioni, gazetari Qyno nuk ka treguar burimin në pajtim edhe me ligjin shqiptar që e konsideron në diskrecionin e gazetarit publikimim e burimit.

Mbajta e gazetarit në pyetje për shumë orë përben presion dhe SPAK duhet të distancohet nga praktika policeske që dëmtojnë lirinë e medias. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY