Prokuroria e Posaçme ka marrë në pyetje për disa orë gazetarin Elton Qyno, i cili ka shkruar disa artikuj në lidhje me dosjet e SPAK.
Arsyeja lidhej me publikime në lidhje me dosjen e Nuredin Dumanit çfarë kuptohet që është një hurim nga vetë SPAK që mundëson marrjen e informacioneve.
Kjo do të thotë se gazetari nuk mban kurrfarë përgjegjësie për publikimin për sa kohë e konsideron të botueshëm vetë ai.
Prej orës 11:00 të paradites së sotme, gazetarit i është mbajtur telefoni, i është bërë kontroll banese dhe kontroll zyre dhe i janë sekuestruar kompjuteri me pajiske të tjera kpmunikimi, me qellim gjetjen e burimit informacionit brenda SPAK.
Pavarësisht të gjithë këtij presioni, gazetari Qyno nuk ka treguar burimin në pajtim edhe me ligjin shqiptar që e konsideron në diskrecionin e gazetarit publikimim e burimit.
Mbajta e gazetarit në pyetje për shumë orë përben presion dhe SPAK duhet të distancohet nga praktika policeske që dëmtojnë lirinë e medias. m.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/