Berisha në Shkodër: Brukseli ka vendosur 7 kushte, kushti i parë është...

Berisha në Shkodër: Brukseli ka vendosur 7 kushte, kushti i parë është dialogu, janë liritë

150
0
Shares

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi këtë pasdite një bashkëbisedim me anëtarët dhe simpatizantët në qytetin e Shkodrës në kuadër të turit “Opozita në Aksion”. Aktiviteti u zhvillua në ambientet e Kinema Millenium me pjesëmarrjen e disa qindra qytetarëve.

“Brukseli ka vendosur 7 kushte, kushti i parë është dialogu, janë liritë”, tha Berisha gjatë fjalës së tij.

“Sot ju keni lexuar konkluzionet e Brukselit.
Nuk hapet kapitulli i negociatave.
Vendosen shtatë kushte.
Ai do fillojë të thotë që e kemi nga Beleri, e kemi nga greku. Nuk është e vërtetë.
Ai është një nga shtatë kushtet, respektimi i minoriteteve.
Por kushti i parë është dialogu, kushti i parë është kjo që bën ai kundër opozitës.
Janë liritë.
Ndaj dhe ajo që kërkuat ju zotëri është shumë e drejtë. Ne do ngrihemi në përmbysjen e kësaj diktature.
Diktaturat përmbysen me mosbindje civile”, theksoi Berisha. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY