Kapen 10 ton kokainë në Spanjë, pas tyre baronët shqiptarë që tregtojnë...

Kapen 10 ton kokainë në Spanjë, pas tyre baronët shqiptarë që tregtojnë nga Kolumbia dhe Ekuadori

214
0
Shares

11 ton kokainë u sekuestruan në një javë nga policia në Spanjë pëegjatë dy operacioneve kundër karteleve shqiptare të drogës, që kanë importuar ngarkesat nga Kolumbia.

Droga ka qenë e ndarë në dy ngarkesa, që janë sekuestruar në portet e Vigos dhe Valencia, ndërsa policia ka arrestuar 20 persona gjatë operacionit.

Transporti i drogës nisi nga Kolumbia për rë vijuar në Ekuador përpara se të mbërrinte në Spanjë.

Në Vigo, policia sekuestroi 7.5 ton kokainë, që ishte fshehur brenda një ngarkese me ton të ngrirë. Kjo rezulton të jetë ngarkesa më e madhe e kokainës që është sekuestruar ndonjëherë në Galicia, një rajon që ka shërbyer prej kohësh si porta kryesore për dërgesat e drogës nga Amerika Latine drejt Evropës.

Pjesa tjetër, 3.4 ton kokainë u gjet e fshehur brenda ndarjeve me fund të dyfishtë në kontejnerët që arritën në Valencia.

Sakaq sa i përket të arrestuarve rezulton se shumica e tyre janë shtetas shqiptarë, por edhe një kolumbian, një domenikane dhe disa spanjollë. Pjesë e grupit ka qenë edhe një biznesmen nga rajoni i Galicias që i lejoi baronët e drogës të përdornin firmën e tij të peshkimit për të transportuar kokainën.

Pronarët e drogës janë pjesë e të ashtuquajturit “Karteli Ballkanik” që ka tërhequr vëmendjen e të gjitha forcave policore europiane.

“Brenda vetëm një jave arritëm të hiqnim nga tregu 11 mijë kilogramë kokainë. Të dy operacionet nuk ishin të lidhura, e vetmja gjë që i lidh është që ne besojmë se të dyja drejtohen nga organizata shqiptare. Grupet mafioze shqiptare prej disa kohësh kanë monopolizuar dërgesën e drogës jo vetëm në Europë por edhe në Amerikën Latine. Këto organizata kanë shkuar drejt e në pikën e origjinës, ata kontrollojnë dërgesën nga fillimi në fund“, tha Kreu i njësisë për drogën dhe krimin e organizuar Antonio Martinez Duarte.

Carlos Gomez, një zyrtar tjetër i policisë së skuadrës Antidrogë, tha se kishte pasur një ndryshim në natyrën e organizatave të përfshira në blerjen, transportin dhe shitjen e kokainës kolumbiane brenda Evropës.

“Ne kemi kaluar nga grupe të fshehta, të mbyllura si kartelet e vjetra kolumbiane dhe meksikane që kontrollonin të gjithë procesin në organizata që janë shumë më të hapura, të decentralizuara dhe ndërkombëtare. Dhe po krijojnë edhe kooperativa kriminale në të cilat ndajnë edhe burimet”, tha ai. r.k

📸 Watch this video on Facebook https://www.facebook.com/share/v/dNRBEWpjvqpRRAEu/?mibextid=CmRSLE&startTimeMs=48000

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY