A po shkohet drejt heqjes dorë përfundimisht nga nafta dhe gazi. Kina...

A po shkohet drejt heqjes dorë përfundimisht nga nafta dhe gazi. Kina dhe India në dilemë. Rusia thotë jo

184
0
Shares

Ka një plan për të arritur në një marrëveshje për heqjen e karburanteve fosile, diskutohet në forumet e mbyllura në sesionin e 28-të të Konferencës së Palëve (COP28) në Konventën Kuadër të Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimaterike në Dubai.

Kjo përpjekje për vendim ka shkaktuar përplasje të forta mes shteteve duke rrezikuar seriozisht përpjekjen e parë serioze mes shteteve të fuqishme për t’i dhënë fund përdorimit të naftës dhe gazit shkaktarit kryesor te ndryshimeve klimatike në bote.

Arabia Saudite dhe Rusia ishin në krye të vendeve të cilat këmbëngulën që samiti në Duba të fokusohej vetëm në reduktimin e ndotjes klimatike – dhe jo duke bërë përgjegjës karburantet fosile, pra naftën e gazin që e shkaktojnë atë.

Nga ana tjetër, të paktën 80 vende, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara, Bashkimin Evropian dhe shumë shtete me ekonomi të dobët dhe të cenueshme nga klima, po kërkojnë që një marrëveshje përfundimtare të dal nga ky samit për t’i dhënë fund njëherë e mirë përdorimit të karburanteve fosile. Në fillim të javës, prodhuesit e mëdhenj te naftës u kërkuan përmes një letre shteteve anëtare dhe aleate te OPEC qe te refuzojnë çdo përpjekje qe karburantet fosile te përmendeshin dhe te ishin pjese e marrëveshjes përfundimtare. Prodhuesit e naftës ngulin këmbë qe samiti te fokusohej ne emetimet e gazeve sere dhe jo tek nafta. Vende si India dhe Kina, nuk kanë miratuar në mënyrë eksplicite ndalimin e përdorimit te karburanteve fosile në samitin e klimës por kane mbështetur përpjekjet për te rritur përdorimin e energjisë së rinovueshme dhe te pastër.

Diplomati më i lartë i Kinës për klimën Xie Zhenhua tha të shtunën se një marrëveshje përfundimtare mbi lëndët djegëse fosile do të ishte hap shumë i rëndësishëm edhe pse nuk do të ishte marrëveshja më e mirë e mundshme e arritur. Por diplomati kinez nuk komentoi nëse ishte dakord për eliminimin përfundimtar të qymyrit, naftës dhe gazit. I dërguari kinez për klimën, u tha gazetarëve në një konferencë se pa marrëveshjen e karburanteve fosile samiti nuk do të kishte suksesin e përvitshëm. Kina mbetet shumë e varur nga lëndët djegëse fosile, sidomos qymyrin që është ende burimi më i madh të energjisë në vend. Diplomati kinez u tha gazetarëve se në 16 vitet e tij si negociator për klimën, ky samit ishte më i vështirë që kishte parë ndonjëherë. r.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY