EMRAT/ Plagosje me armë zjarri në Korçë, dy në spitalin e traumës...

EMRAT/ Plagosje me armë zjarri në Korçë, dy në spitalin e traumës në Tiranë

151
0
Shares

U konfliktuan për motive të dobëta, ku si pasojë e konfliktit mbeti i plagosur me armë zjarri një 33-vjeçar dhe u dëmtua me mjete të forta një shtetas tjetër, Policia identifikon menjëherë autorët e dyshuar të ngjarjes dhe vijon punën për kapjen e tyre.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen nr. 3, Korçë, si pasojë e një konflikti për motive të dobëta, midis disa personave, të nisur më herët në ambientet e një lokali dhe më pas jashtë ambienteve të tij, ka mbetur i plagosur në këmbë me armë zjarri shtetasi   Nga ky konflikt mbetën të plagosur dy persona, Igli Hoti, 33 vjeç dhe i dëmtuar me mjete të forta shtetasi Artan Qershori, të cilët u dërguan për mjekim në spitalin e Traumës Tiranë.

Shërbimet e Policisë, kanë shoqëruar në ambientin e Komisariatit dhe po marrin në pyetje, persona të cilët kanë dijeni për ngjarjen.

Si rezultat i veprimeve të para hetimore u bë i mundur identifikimi i autorëve të dyshuar të kësaj ngjarjeje dhe po punohet intensivisht për kapjen e tyre. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY