Po hidhte inerte në rrugën e Dhërmiut, policia i vë një ‘kryq’

Po hidhte inerte në rrugën e Dhërmiut, policia i vë një ‘kryq’

183
0
Shares

U kap në flagrancë duke shkarkuar inerte në afërsi të një aksi rrugor, pa autorizim nga bashkia, procedohet penalisht 56-vjeçari, drejtuesi i kamionit.

Policia e kapi në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Perivolos”, në fshatin Dhërmi, ndërsa po shkarkonte inertet që kishte transportuar me kamion.

Gjatë kontrollit nga shërbimet e Policisë, u kap në flagrancë shtetasi F. K., duke shkarkuar nga kamioni që drejtonte, një sasi me inerte, në një sipërfaqe toke, në afërsi të segmentit rrugor, në fshatin Dhërmi, duke ndotur kështu mjedisin dhe ajrin.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Himarë referuan materialet procedurale në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin F. K., 56 vjeç, banues në Dhërmi.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë rast. r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY