Ballsh, qëllon me gershërë pas një sherri, një në spital

Ballsh, qëllon me gershërë pas një sherri, një në spital

120
0
Shares

Plagosi me mjet prerës (gërshërë), një 24-vjeçar, pas një konflikti të çastit, identifikohet dhe shoqërohet menjëherë nga Policia, autori i dyshuar.

“Rreth orës 21:00, në lagjen “5 shkurti”, Ballsh, dyshohet se pas një konflikti të çastit, është plagosur me mjet prërës (gërshërë), shtetasi Xh. Y., 24 vjeç, banues në Ballsh, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve”, njofton policia e Ballshit.

Shërbimet e Policisë identifikuan dhe shoqëruan menjëherë në ambientet e Policisë, autorin e dyshuar të kësaj ngjarjeje, shtetasin A. H., 30 vjeç, banues në Ballsh, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY