Ky është çifti që humbi jetën në aksidentin fatal që ndodhi ditën e djeshme në Velipojë. Besmir Kola dhe Artenisa Peraj kishin vendosur që më datë 14 gusht të martoheshin, por ditën e djeshme fati i tyre ka qënë tragjikë. Të dy kishin qenë në një klub nate, së bashku me dy miq italianë kur ndodhi ngjarja. Aksidenti ndodhi pranë hidrovorit në Velipojë, në një rrugë mjaft të rrezikshme në të cilën nuk kishte as sinjalistikë dhe as asfalt. Policia tha dje se viktimat kanë humbur jetën si pasojë e mbytjes, pasi nuk kanë mundur dot të dalin nga mjeti kur ai ka përfunduar në kanal.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/