Rama kërkohet me ngulm në Kuvend, bën një postim për debatin në...

Rama kërkohet me ngulm në Kuvend, bën një postim për debatin në Kuvendin e Kosovës

92
0
Shares

Kryeministri Edi Rama ndërsa po kërkohet me ngulm të shkojë në Kuvend në Tiranë, duket se ai po ndjek me vëmendje punimet në Kuvendin e Kosovës.

Ai sapo ka postuar në twitter një reagim për incidentet në Parlamentin e Kosovës, dicka që ka ndodhur dhjetra herë në këtë parlament.

“Të mos jesh dakord me kryeministrin është demokratike, ta shprehësh kështu kundërshtinë është të njollosësh veten, zgjedhësit e tu dhe krejt shtetin me një turp që sot i bën dëm Kosovës edhe ndërkombëtarisht, më shumë se sa çfarëdo qëndrimi politik që po ia kundërshton kryeministrit! Imagjinojini si ndjehen aleatët dhe miqtë e pazëvendësueshëm të Kosovës e të shqiptarëve, kur shohin se si kapen për fyti shqiptarët, aty ku duhet të luftohet me ide e me fjalë, jo me sharje e me grushta! Uroj shumë që opozita të distancohet nga kjo sjellje e turpshme dhe t’i shërbejë Kosovës me forcën e shembullit, jo me shembullin e forcës!”, shkruan Rama. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY