Debat i ashpër në Parlament, Gazment Bardhi-akuza të rënda ndaj Ermonela Felajt

Debat i ashpër në Parlament, Gazment Bardhi-akuza të rënda ndaj Ermonela Felajt

93
0
Shares

Deputeti i PD Gazment Bardhi tha sot se ish ministri Arben Ahmetaj ka intimiduar dëshmitarët dhe po tenton prishjen e provave sa i takon akuzave ndaj tij.

Bardhit citoi me këtë rast një deklaratë të kreut të SPAK, Altin Dumani.

“Secili prej jush ka një dosje, a ndjeni ju përgjegjësi që u bëtë fasada e inceneratorëve, a nuk ju vjen juve turp që u bëtë mburojë e mafiozëve. I nxorët të gjithë pa përgjegjësi, por ja që paska përgjegjës.

Kreu i SPAK tha në Këshillin e Mandateve se prej një jave Arben Ahmetaj ka intimuduar dëshmitarët dhe po tenton prishjen e provave, këtë kërkoi Altin Dumani, që të bëhet arrestimi i menjëhershëm”, tha Bardhi.

Fill më pas ndërmjet deputetëve Gazment Bardhi dhe Erjmonela Felaj ka patur një sherr verbal pasi kjo e fundit i tha Bardhit palaço.

Deputeti Bardhi vijoi më pas me akuzat ndaj Felajt, duke i kujtuar asaj 4 anëtarët e familjes që janë pjesë e prokurorisë së Tiranës, ndërsa theksoi se bashkëshorti i saj ka zhvatur bizneset përmes gjobave.

Ai tha se të afërmit e Felaj trajtojnë çlshtjet që lidhem me rimbursimin e TVSH dhe se vetëm nga 4 biznese kanë marrë 1.5 milionë euro.

Felaj: Palaço, palaço, palaço

Bardhi: Palaço mua më ka thënë kryemafiozi jot, dhe kur vjen nga një gjobaxhie, që ka pushtuar prokurorinë e Tiranës, për ti vënë gjoba bizneseve…. Yt shoq ka marrë 1.4 milionë euro nga bizneset, ti je një hajdute një gjobaxhie, që ske fytyrë të vish këtu. Ti je fasada e inceneratorëve, ke vënë fytyrën për të mbuluar krimin. Mbylle moj hajdute gojën

Felaj: Palaço, palaço, palaço a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY