“Burime serioze thonë se Europol ka sjellë të dhëna në prokurori për...

“Burime serioze thonë se Europol ka sjellë të dhëna në prokurori për Ballën”

87
0
Shares

Burime serioze thonë se Europol ka sjellë të dhëna në prokurori për Ballën, tha sot kreu i PD, Sali Berisha gjatë një takimi të grupit parlamentar të PD. Ai tha se emërimi i Ballës si ministër i Brendshëm është dëshmi për sundimin e fuqinë e krimit në këtë shtet.

“Taulant Balla, me dokumente zyrtare, rezulton i lidhur ngushtësisht me bandat e Elbasanit, Librazhdit, Cërrikut, Lushnjes dhe bandën Rraja, klanin Rraja. Mundet për të tjera, por për këto ka dokumenta.
Taulant Balla është nën hetim, që ta dini ju. Është thirrur të paktën tre herë në SKAP-in e partisë për lidhjet e tij me Xhaferrin, ndikimin e tij në tendera për kompaninë e tij që e ka në emër të të shoqes dhe për probleme të tjera.
Burime serioze thonë se Europol ka sjellë të dhëna në prokurori fiks për Taulant Ballën.
Kjo e thirrjes së tij në SPAK është 100 përqind e vërtetë. Jo një, por disa herë. Paçka se kur dilte, thoshte se më kanë thirrur për Saliun, por atë e kishin thirrur për lidhjet e tij me krimin”, tha Berisha. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY