Shtohen pikëpyetjet, a është larguar në Bullgari ish zv/kryeministri Arben Ahmetaj

Shtohen pikëpyetjet, a është larguar në Bullgari ish zv/kryeministri Arben Ahmetaj

72
0
Shares

Deputeti Gazment Bardhi ka pyetur kreun e SPAK Altin Dumanin nëse kishte informacione se ku është Arben Ahmetaj, në Shqipëri apo ka ikur në Kanada.

Bardhi e ka bërë pyetjen në nisje të mbledhjes së Komisionit të Mandateve për heqjen e mandatit të deputetit Arben Ahmetaj.

‘A keni informacion ku ndodhet Ahmetaj në këtë moment, është në Shqipëri; mos ka ikur në Kanada? Keni informacion për këtë?’, ka qenë pyetja e Gazment Bardhit për Altin Dumanin, ndërsa ky i fundit parashtronte kërkesën për arrestimin e ish/zëvendësit të Edi Ramës.

Ndërkaq gazetarja Anduena Llabani tha në Task Force të gazetares Sonila Meco në Syri tv, se Ahmetaj ka udhëtuar në një vend të lindjes me një pasaportë bullgare.

Ajo tha se ka biseduar me të në telefon dhe se ai nuk ka konfirmuar largimin nga Shqipëria por vecse nuk do të dorëzojë mandatin në mënyrë vullnetare. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY