I dënuar me 13 vjet burgim, nga Gjykata e Apelit në Napoli, Itali, për organizatë kriminale dhe shfrytëzim prostitucioni, arrestohet me qëllim ekstradimin drejt Italisë, 51-vjeçari.
Personi i shpallur në kërkim ndërkombëtar është Fehmi Meziu (Mëziu), 51 vjeç, banues në Dibër.
Gjykata e Apelit në Napoli, Itali, e ka dënuar këtë shtetas, me 13 vjet burgim, për veprat penale “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Organizatë kriminale’’, të parashikuara nga Kodi Penal i Italisë.
Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me Interpol Romën, për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë. a.b





