Alqi Bllako: Jam i pafajshëm, të gjitha procedurat sipas ligjit

Alqi Bllako: Jam i pafajshëm, të gjitha procedurat sipas ligjit

53
0
Shares

Ish-deputeti socialist, Alqi Bllako tha sot në sallën e gjyqit se është i pafajshëm dhe se të gjitha shkresat i ka trajtuar sipas ligjit, ndërsa akuzohet për shpërdorim detyre në lidhje me inceneratorin e Elbasanit.

Jam i pafajshëm. Në cilësinë e sekretarit të përgjithshëm të ministrisë nuk kam pasur rol në zgjedhjen e anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave. Kam pasur rolin e zyrtarit që kryente vetëm shkresa përcjellëse mes institucioneve,”- ka thënë Bllako.

SPAK e akuzon Bllakon se ka marrë përfitime të paligjshme nga kompanitë koncensionare të ndërtimit të inceneratorëve, ndërsa ka favorizuar këto kompani gjatë kohës që ushtronte detyrat shtetërore si sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit dhe më pas në funksionin e “Autoritetit Kontraktues”, si drejtor i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve dhe Infrastrukturës së Mbetjeve.

Bllako akuzohet nga SPAK se ka falsifikuar të dhënat për tokën mbi të cilën është ndërtuar inceneratori i Fierit, duke i ndryshuar kartelën nga “tokë arë” në “tokë truall”, gjë që ka çuar në një rritje të kostos së shpronësimit me 16 milionë lekë. Ish-deputeti i PS-së akuzohet gjithashtu se ka përfituar padrejtësisht me anë të punësimit të babait të tij, Edmond Bllako, pranë kompanisë koncesionare “Integrated Energy BV SPV” të inceneratorit të Tiranës. r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY