Lefter Koka nuk pranon akuzën, sulmon Metën dhe PL

Lefter Koka nuk pranon akuzën, sulmon Metën dhe PL

92
0
Shares

Lefter Koka nuk ka pranuar akuzën për inceneratorin e Elbasanit përgjatë mbrojtjes së tij për më shumë se 6 orë në GJKKO.

Ai sulmoi edhe PL e Ilir Metës ndërsa theksoi se disa faqe janë zhdukir nga dosja.

Disa nga pretendimet e Lefter Kokës gjatë mbrojtjes së tij janë:
1-Një e vërtetë e thënë përgjysëm është e pavërtetë. Prokuroria u bazua tek kallëzimi LSI dhe për 2 vite nuk më mori në pyetje asnjëherë.
2-Unë si ministër, Sekretari përgjithshëm dhe Komisioni kemi zbatuar me përpikmëri ligjin. Bëm punën më të mirë dhe shërbyem me devotshmëri.
3-Eshtë kohë e vështirë që kërkon burra e burrni, unë si kam borxh askujt ta paguaj me lirinë time!
4-Akuza e prokurorisë është idiote! Kam hyrë në politikë si biznesmen dhe s`më bëri politika biznesmen.
5-Po kthehemi 45 vite para në proçeset e stisura të sistemit komunist. Eshtë një alarm jo vetëm për mua por për të gjithë shoqërine.
6-Ky proçes është i manipuluar fund e krye , besoj se e vërteta do të triumfoj.
7-Nuk ekziston asnjë kontakt ose njohje me pronarët e inceneratorëve, ato nuk i solla unë por erdhën si propozim nga bota e biznesit.
8-Prokurori devijoi hetimet dhe fraksionojë dosjen për të mos zbuluar të vërtetën. Drejtësia më herët sesa vonë do të dalë.
9-Intriga e këtij proçesi dashakeqës do të dalë dhe uroj të shërbejë për konsolidimin e mëtejshëm të reformës në drejtësi.
10- Prokurori fshehu 40 fashikuj hetimor ku gjenden provat për pafajësinë time. Më janë vënë në dispozicion nga gjykata 1 javë më parë.
11-Akuza pësoi mutacione për ti qëndruar besnike kallëzimit të LSI. Kurrë nuk i kam futur dorën në xhep dikujt.

Ndërkaq Koka ka sulmuar LSI apo PL gjatë fjalës së tij duke konsideruar se akuza e tyre ishte bazë edhe për akuzën që ngrito SPAK. r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY