Studentët e Mjekësisë po i heqin kallajin vendimit të qeverisë, në këmbë...

Studentët e Mjekësisë po i heqin kallajin vendimit të qeverisë, në këmbë nga Fakulteti deri në Kuvend

71
0
Shares

Qindra studentë të Mjekësisë kanë marshuar nga Universiteti i tyre në drejtim të Parlamentit në këmbë për të kundërshtuar projektligjin e qeverisë që i ndalon ata të largohen nga vendi.

Sipas projekligjit studentët do të detyrohen të punësohen për 5 vite në Shqipëri pas përfundimit të studimeve.

Studentët nuk po mendojnë nësë duhet të largohen në Shqipëri apo jo, ne duam të rrimë këtu. Ajo që ka detyruar mjekët të largohen janë kushtet. Nuk është strategji të mbash mjekët këtu me gjoba. Këta po na heqin penalitetin në këmbim për të qëndruar këtu. Ne nuk po na mban me ketë shteti por familja. Unë nuk dua të largohem por nuk dua që punësimi im të jetë i detyruar aty ku do shteti. Po na merret peng Diploma. S’mund të jemi peng i shtetit dhe të duhet të shkojmë atje ku na caktojnë. Kjo do të thotë që kthehemi pas në kohë dhe nuk jemi më në demokraci. Nëse shohim që ky pr/ligj do të bëhet ligj për 15 ditë jemi gati të shkojmë drejt bojkotit të vitit të ardhshëm. Nuk mund të jemj dakord për pengmarrjen. Po shkojmë para kuvendit pasi ata po marrin vendime pa na pyetur ne. Nuk pr/ligj nuk është diskutuar me ne”, tha një studente.

Ndërkohë kreu i PD, Sali Berisha tha në Kuvend se një përfaqësi e studentëve duhet të ftohet të vijë të dëgjohet në Kuvend.

“Meqenëse ligji ka ardhur në mënyrë të rrufeshme, antiligjore, antikushtetuese, nuk e kanë konsultuar komisionet respektive, Komisioni i Shëndetësisë, unë gjykoj se një përfaqësues apo një përfaqësi i studentëve duhet të vijë këtu dhe të dëgjohet nga Komisioni i Arsimit dhe i Shëndetësisë.
Nuk them të flasin në sallë, por si grupi i interesit më të fortë që kanë në këtë ligj, ata duhet të dëgjohen nga këto komisione”, tha Berisha. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY