Kreu i PD, Sali Berisha pati një tjetër debat sot me deputetin socialist Taulant Balla. Po vazhdove do të tregoj historinë e qershive, kur të nxirrte sekretari i parë te qershia, i tha Berisha, Ballës pasi ky i fundit akuzoi Berishën se kishte mjekuar diktatorin Hoxha.
“Parafolësi është një eksponent i botës së krimit. Është një person që përfaqëson këtu klanet më të rrezikshme, më mafioze të vendit.
Është një person, i cili në dosjet e prokurorisë figurojnë dhjetëra kilometra të tëra telefonata me vrasës, trafikantë, përdhunues, etj.
Asnjëherë mos prisni kurrë që kjo racë e shpifur që ka pushtuar parlamentin, të mendojë ndryshe, përveçse keq për ju dhe me urrejtje.
Meqë përmende xhaxhin tënd, unë nuk e kam vizituar kurrë atë . Por po vazhdove do të tregoj historinë e qershive, kur të nxirrte sekretari i parë te qershia”, tha Berisha në Kuvend. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/