Çfarë tha Valter Bami për atentatin ndaj Gentjan Bejtjes.

Çfarë tha Valter Bami për atentatin ndaj Gentjan Bejtjes.

89
0
Shares

Gentjan Bejtja i cili dyshohet se ishte shënjestra e atentatit me një viktimë dhe 2 të plagosur në fshatin Larushk të Krujës ka pasur përplasje me Durim dhe Valter Bamin si dhe Marklen Hakën të cilët u kontrolkuan në banesa nga policia.

Valter Bami i ka thënë policisë se ka qenë në banesën e tij dhe ka mohuar se ka marrë pjesë në atentat, duke treguar dhe kamerat e banesës së tij, raporton gazetarja Klodiana Lala.

“Por faktet flasin për një përplasje të fortë mes Bamit dhe Bejtjes. Po kështu hetuesit kanë marrë dhe dëshminë e Marklen Hakës, i cili i ka mbijetuar dy atentateve. Dhe Haka ka pretenduar se ka qenë në banesën e tij dhe nuk ka lidhje me ngjarjen. Policia po kontrollon qelizat e telefonave të tij dhe po kryen hetime dhe në rrethin përqark tyre. Dyshimet janë se shënjestra ishte Gentjan Bejtja i cili ka zbritur nga makina pak minuta para atentatit ku u vra kunati i tij dhe u plagosën dy fëmijët e mitur.

Janë marrë në pyetje dhe lidhjet e tyre shoqërore dhe persona dëshmitarë të ngjarjes, siç është një kushëri i afërt i Bejtjas, i cili ka shquar tre ekzekutorë. Rezulton se kunati i Bejtjas, i cili u vra gabimisht nuk ka asnjë skedim për veprimtari të mëparshme kriminale. Prokuroria ende nuk e ka marrë dëshminë e Durim Bamit, pasi rezulton jashtë vendit. Durim Bami konsiderohet si një nga njerëzit më të rëndësishëm të botës së krimit”, u shpreh Klodiana Lala.a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY