Në Rrogozhinë votohet më 23 korrik, Berisha nis fushatën fill pas vendimit...

Në Rrogozhinë votohet më 23 korrik, Berisha nis fushatën fill pas vendimit të KQZ

100
0
Shares

Zgjedhjet për kryetarin e ri të në Bashkinë e Rrogozhinës do të mbahen në datën 23 korrik, ndërsa kreu i PD, Sali Berisha zhvilloi sot një takim në këtë qytet.

Kryetari i PD, Sali Berisha u ka bërë thirrje demokratëve dhe qytetarëve të Rrogozhinës që të mbrojnë fitoren e zgjedhjeve të 14 majit në këtë Bashki, e cila votoi për Shkëlqim Hoxhën, por që në mënyrë absurde u rrëzua nga vendimi i KAS dhe Kolegjit Zgjedhor.

Në Bashkinë e Rrogozhinës zgjedhjet do të përsëriten pas manipulimit që regjimi bëri me kutinë e votave në burgun e Rrogozhinës.

Berisha shprehu mirënjohje për të gjithë ata që votuan për ndryshimin në Rrogozhinë në zgjedhjet e 14 majit si dhe për kandidatin Shkëlqim Hoxha.

Berisha u shpreh se përballë qytetarëve dhe opozitës është makineria e një shteti e cila bën gjithçka për tjetërsimin e votës, ndaj kërkohet shumëfishim i përpjekjeve për të mbrojtur fitoren.

Berisha kërkoi një punë serioze me të gjithë votuesit për t’i afruar ata në kutinë e votimit.

Më 23 korrik qytetarët e Rrogozhinës do të shprehin vullnetin e tyre duke zgjedhur mes kandidatit të Partisë Socialiste, Edison Memolla dhe atij të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Shkëlqim Hoxha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY