Nis ceremonia e nderimit të Klinton, të ftuarit e Ramës nga një...

Nis ceremonia e nderimit të Klinton, të ftuarit e Ramës nga një anë e politikës. Mungon Presidenti Begaj

130
0
Shares

U zhvillua në Tiranë ceremonia e nderimit me titullin e lartë Ylli i Mirënjohjes për ish Presidentin Bill Klinton.

Më herët pati një takim të Bill Klinton me Kryeministrin Rama dhe qeverinë shqiptare.

Në fillim të ceremonisë u këndua një këngë nga Manjola Nallbani ardhur prej vitit 1999 kushtuar Bill Klinton për atë që bëri për Kosovën atë vit duke e çliruar bashkë me NATO-n dhe në krye të NATO-s nga serbët e Millosheviqit.

Kryeministri Rama në fjalimin e tij theksoi kontributin e Presidentit Klinton për Shqipërinë, Kosovën dhe Ballkanin.

Ai vuri në dukje talentin e Klinton në fjalimet publike dhe mesazhet qe ai dha në këto fjalime që ndryshuan Ballkanin dhe botën.

Në ceremoni ishin ftuar në mënyrë selektive politikanë të ndryshëm në të majtë e të djathtë duke i dhënë ngjyra partiake një ceremonie me vlera shtetërore.

Morën pjesë 3 nga 6 Presidentë shqiptarë nga viti 1992 e këtej por mungoi ndërkohë edhe Presidenti aktual, Bajram Begaj i cili u deklarua i sëmurë. Rama nuk kishte ftuar ish Presidentët Berisha dhe Meta si dhe asnjë deputet të opozizës që nuk janë të rreshtuar me Bashën. a.b

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY