Ish Presidenti amerikan Bill Clinton do të vizitojë Shqipërinë, ndërkohë që dy ish Presidentë e kanë vizituar atë në kohë të ndryshme, Xhimi Karter dhe Xorxh Bush.
Ndërkaq vetëm një President në detyrë i SHBA e ka vizituar vendin tonë në 2007, Xhorxh W Bush.
Vizita lidhet me Ditën e Pavarësisë së Amerikës, e cila daton më 4 Korrik.
Tv Klan mëson se ish-Presidenti Clinton do të mbërrijë në Shqipëri më 3 Korrik, pas një ftese të drejtuar nga Kryeministri Rama.
Ai do të pritet nga kreu i qeverisë në një ceremoni zyrtare që do të organizohet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Më pas ish-shefi i Shtëpisë së Bardhë dhe Kryeministri do të kenë një deklaratë të përbashkët.
Klinton ka vizituar si ish President Kosovën ndërsa kur ishte President më 1999 vozitoi Maqedoninë. s.n
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/