Ndodh në Dibër, i dënuari rreh gruan dhe djalin, i kërcënon edhe...

Ndodh në Dibër, i dënuari rreh gruan dhe djalin, i kërcënon edhe me vrasje

52
0
Shares

Një 42-vjeçar i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje, u arrestua nga policia pas dhunës së vazhdueshme ndaj gruas dhe djalit 16-vjeç e kërcënimeve se do t’i vriste.

Policia ka ndërhyrë në kohë në banesën e tyre dhe ka parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm, të dhunës. Kështu, në pranga u vu Agron S. 42 vjeç me banim në Fushë-Çidhën të Dibrës. Ai u kap në flagrancë teksa dhunonte gruan 38-vjeçare dhe djalin e tyre. Ai vazhdimisht i kërcënonte se do t’i vriste. Autori rezulton të jetë i dënuar më parë me 5 muaj burg për “Armëmbajtje pa leje”. Tashmë ai do të vihet para drejtësisë për veprën penale “Dhunë në familje”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY