EMRI/ Zbulohet hajduti që grabiti pikën e transferimit të parave. Video

EMRI/ Zbulohet hajduti që grabiti pikën e transferimit të parave. Video

87
0
Shares

Zbardhet ngjarja në Unazë të Re, ku një person nën kërcënimin e armës, vodhi një shumë parash ndërsa shpallet në kërkim autori i dyshuar i ngjarjes, i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale.

Vihet në pranga një shtetas i cili me veprimet e tij ka penguar zbulimin e ngjarjes, nga punonjësit e Policisë.

Sekuestrohen biçikleta dhe veshjet që autori dyshohet se i ka përdorur gjatë kryerjes së krimit, si dhe një automjet i vjedhur.

U shpall në kërkim autori i dyshuar i kësaj ngjarje, shtetasi Artur  (Marius) Tafani, 39 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale.

Gjithashtu u bë arrestimi i shtetasit Enio Meçaj, 35 vjeç, banues në Fier.

Gjatë veprimeve hetimore ka rezultuar se Tafani katër ditë më parë, në Unazë të Re, është futur në një pikë për transferta parash dhe këmbimi valutor, dhe nën kërcënimin e një arme zjarri pistoletë, ka marrë një shumë parash është larguar me një biçikletë.

Meçaj i ka vënë në dispozicion autorit të dyshuar një garazh automjetesh, dhe me veprimet dhe mosveprimet e tij ka penguar zbulimin e së vërtetës, duke pretenduar se nuk e njeh personin që ka në posedim garazhin. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY