Kushtetuesja rrëzon ankimimin për hidrocentralin e Skavicës

Kushtetuesja rrëzon ankimimin për hidrocentralin e Skavicës

83
0
Shares

Gjykata Kushtetuese rrëzon ankimimin për hidrocentralin e Skavicës bërë nga një shoqatë e komunitetit dibran.

Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, më 26 qershor pasi mori në shqyrtim paraprak çështjen me nr. 7 (Sh) 2023 të Regjistrit Themeltar, me kërkues shoqata “Kundërshtimi ndaj digës së Skavicës”, me objekt: “Shfuqizimi i ligjit “Për përcaktimin e procedurës së veçantë për negocimin dhe ekzekutimin e kontratës me shoqërinë “Bechtel International Inc.”, për projektimin dhe ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës”, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit. Shfuqizimi i vendimit të Këshillit të Ministrave “Për miratimin e kontratës së fazës së parë “Kontratë për shërbime teknike – projekti hidroenergjetik i Skavicës” ndërmjet KESH sh.a. dhe Bechtel Limited”, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit vendosi rrëzimin ekërkesës duke i hapur rrugë projektit.

Kushtetuesja ka konsideruar në zbatim më kushtetutën edhe të ligjit edhe të vendimit të Këshillit të Ministrave.

Ky është vendimi i tretë në pak ditë i Kushtetueses që lidhet me projekte biznesi nga kompani private të favorizuara nga qeveria përmes akteve të vecanta sic janë akte normative apo ligje të posacme në Parlament, ku vendimi i hap rrugë zbatimit të projekteve.

Më herët Kushtetuesja rrëzoi një padi mbi portin turistik të Durrësit, në fakt një projekt “real estate” ku disa miliardë dollarë asete janë dhuruar nga qeveria për një kompani arabe si dhe legalizoi standartin e dyfishtë të sjelljes së qeverisë me ndërtimet pa leje duke hequr penalizimet për ndërtuesit e mëdhenj e duke i ruajtur ato për individët. s.n

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY