Berisha publikon video të reja nga skena e manipulimit të zgjedhjeve të...

Berisha publikon video të reja nga skena e manipulimit të zgjedhjeve të 14 majit

88
0
Shares

Kreu i PD, Sali Berisha publikoi sot video të reja në lidhje me manipulimet e zgjedhjeve të 14 majit nga qeveria.

Farsa e 14 majit ishte farsa elektorale më e shëmtuar që nga kohërat e diktaturës, tha Berisha.

“Vazhdon beteja për mbrojtjen e votës.
Edi Rama është një armik i egër i votës në Shqipëri dhe kudo. Farsa e 14 majit ishte farsa elektorale më e shëmtuar që nga kohërat e diktaturës.
Unë këtu kam sjellë disa video, përsëri që ju të informoni publikun shqiptar se çfarë ndodhi me 14 maj, ditën e votimit, e cila ishte ditë farse e shëmtuar.
Në videon e parë në pamjet filmike shfaqet votimi i kryer në grup”, tha ndër të tjera Berisha.

Video 1

Në pamjet filmike shfaqet votimi i kryer në grup. Personat në video shihen në komunikim të vazhdueshëm me operatorët dhe familjarët. Pasi ka voturëar vet, burri me xhup të zi dikton votën për gruan në dhomën e fshehtësisë. Me fletë në duar ai hyn dhe voton edhe për të. Personat janë në komunikim të vazhdueshëm me punonjësit në sallë. Po ashtu burri me xjup të zi qendron në dhomë dhe voton për gruan tjetër që vjen për të votuar. Me një sërë fletësh votimi në duar del dhe së bashku hedhin fletët në kuti.

Video 2

Në video shihen operatorët e qendrës së votimit të cilët në mënyrë të hapur iu diktojnë votën qytetarëve. Ata shihen në komunikim të vazhdueshëm me qytetarët, madje në pamjet filmike që transmetohen dy prej tyre afrohen me shpejtësi teksa një zonjë voton për të verifikuar në fletën e votimit se për cilën ajo po e jep votën. Pasi sigurohen se çdo gjë është ok, largohen.

Video 3

Patronazhistet e PS, brenda e jashte qendrave te votimit duke shantazhuar dhe intimiduar votuesit. Njesia Asministrative N1, Tirane dhe te dega 1. Shkolla Abdulla Keta.
Te gjithe patronazhiste, punonjes te larte te asministrates publike ne shkelje flagrante te kodit elektoral qe percakton nje perimeter 150 m rreth e rrotull QV qe votuesi te mor takohet, intimidihet e te votoje i lire.
Eshte kontaktuar Policia por nuk reagonte. Thoshte “na i coni me shkrim ankesat”. Pas shume kohe dolen, por u kthyen te pajisur me badge te KQZ.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY