Prokuroria: Të konfiskohet pasuria e Mark Frrokut

Prokuroria: Të konfiskohet pasuria e Mark Frrokut

54
0
Shares

Tre ditë pasi gjykata e Tiranës e dënoi me 7 vite e 6 muaj burg Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon konfiskimin e pasurisë së ish-deputetit Mark Frroku. Këtë të hënë në gjykatë është dorëzuar kërkesa për  konfiskimin e disa pasurive të paluajtshme.
Konkretisht 7 apartamente, 3 prej tyre në Shëngjin, 2 në Orikum dhe 2 në Tiranë. Gjithashtu kërkohet kthimi në favor të shtetit i dy dyqaneve në Tiranë, dy bodrumeve në Shëngjin si dhe 6000 metra katrorë tokë në Lezhë.
Sipas hetuesve ish-deputeti nuk i justifikon këto pasuri dhe në bazë të ligjit duhet t’i konfiskohen.
Në kërkesën prokuroria argumenton se Mark Frroku rezulton të ketë qenë i dënuar në fillim te viteve 2000 me tre vite burg në Holande për trafik droge. Gjykata pati vendosur sekuestro ndaj këtyre pasurive në korrik të vitit të kaluar. Gjatë kësaj kohe ish-deputeti nuk arriti të paraqesë prova të cilat bënin të mundur justifikimin e kësaj pasurie. Për këtë arsye prokuroria në bazë të ligjit antimafia kërkoi që këto pasuri t’i kalojnë shtetit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY