Në fillim ishte e lehtë për mua të akuzoja tim shoq për gabimet që kishte bërë në martesën tonë që zgjati 10 vite.
Ishte ai që më tradhëtoi, që iku pa e kthyer kokën pas. Ishte ai që më la mënjanë , dhe më braktisi por më vonë kuptova që ishte vetëm pasoja e veprimeve të mia. I shfryja atij për gjithçka dhe nuk isha fare pa të drejtë sepse sigurisht, gënjeshtrat, tradhëtia dhe braktisja i mundin të gjitha ato që kisha bërë unë.
Kështu apo jo?
Epo, kështu mendoja edhe unë por gabohesha. Për muaj të tërë hoqa nga vetja çdo përgjegjësi për dështimin e martesës por kur shkova te psikologu dhe më renditi pyetjet u gjenda përballë një realiteti që nuk e kisha menduar dhe u ndjeva keq. Tani jam e vetëdijshme për gabimet që kam bërë sado që jam shumë vonë. Të metat e mija por që mund të jenë edhe të çdo gruaje tjetër të ngarkuar me punët e fëmijëve, shtëpisë e gjithë halleve ishin 4:
1. Vura fëmijët në vend të parë
Sigurisht që ata janë gjëja më e rëndësishme në botë por kjo nuk është arsye pse duhen braktisur ‘detyrat’ si grua. Të duash fëmijët është gjëja më natyrale dhe e thjeshtë, nuk kërkon asnjë sforco ndërsa martesa është e kundërta e kësaj, duhet të përpiqesh vazhdimisht. Kur vijnë fëmijët në jetë të gjitha çiftet kalojnë krizat e tyre por faza ime e bezdisë zgjati pak. Nisa të organizoja dalje me fëmijët kur e dija që ai nuk mund të ishte i pranishëm për shkak të punës.
2. Nuk vendosa dhe nuk respektova limitet me prindërit e mi
Ata vinin shpesh te ne, sigurisht pa lajmëruar . Me të tyren, na ndihmonin me gjërat e shtëpisë apo kur shkonim për pushime mirëpo ardhjet u bënë aq të shpeshta sa që ndikuan në rehatinë tonë. Jo se na bezdisnin por ndoshta im shoq nuk ishte gjithnjë aq entuziast. Nga ana tjetër, unë nuk doja t’i lëndoja duke jua thënë këtë gjë më vonë. Në fund, gjendja u rëndua aq sa dukej sikur im shoq ishte martuar me gjithë famlijen time.
3. Flisja keq për të
Mund të duken gjëra të parëndësishme, të gjitha e bëjmë herë pas here. Përgojojmë bashkëshortët me familjarët, me shoqet e ngushta. Sharjet që kisha ja thoja edhe ati vetë, i bërtisja sikur të ishte fëmijë dhe kërkoja që gjërat të bëheshin sipas mënyrës sime. Ndërsa martesa po rrënohej gjithmonë e më shumë unë vazhdoja ta ngarkoja me gabime që nuk ishin vetëm të tijat.
4. Kur gjërat nuk funksionojnë duhet të flisni
E di që jo të gjithë mendoni se ‘sherret’ janë zgjidhje e mirë, nuk them as unë të ziheni por, nga ana tjetër gjërat duhen diskutuar kur e sheh që nuk funksionojnë. Unë heshtja dhe mendoja se bëja mirë duke i lënë gjërat të kalojnë për mos të shkaktuar konflikte por nuk ishte kështu dhe ska se si të jetë kështu.
Gra e ju vajza që jeni ende në kohë, mendohuni, kthejeni gishtin edhe nga vetja, mos fajësoni gjithnjë tjetrin, sidoqofshin rrethanat. Për mua është tepër vonë por dikush mund t’ia dalë ta shpëtojë martesën.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/