DETAJE & FOTO/ Të arrestuarit e djeshëm me 5 kg heroinë “biznes...

DETAJE & FOTO/ Të arrestuarit e djeshëm me 5 kg heroinë “biznes i madh”, shisnin “me shumicë” vetëm 2 kg e sipër

59
0
Shares

Fadil Bami, 64-vjeçari nga Nikla e Fushë Krujës që u arrestua një ditë më parë gjatë operacionit policor të koduar “Summer 2016”, në bashkëpunim dhe me shtetasin Eduard Gjata 39 vjeç, prej disa kohësh kryenin shitje në sasi të mëdha të heroinës për tregun e brendshëm të kryeqytetit.
Kryesisht iu shisnin personave që ishin të interesuar për më shumë se dy kg heroinë.

fadil bamiFadil Bami

Heroina sigurohej në Turqi, ku hynte në Shqipëri nëpërmjet Kosovës dhe pikës kufitare të Kakavijës me destinacion final Tiranën.
Të martën policia, në momentin që arrestoi Bamin dhe Gjatën iu gjeti në një çantë rreth 5 kg heroinë e ndarë në 10 pako.
Droga shitej kryesisht në zonën e ish-Parkut të Autobusave dhe Unazës së Re në Tiranë.


eduard gjataEduard Gjata

Sipas policisë, Fadil Bamit, i cili mban dhe rolin kryesor i janë sekuestruar dhe disa letra ku mbante shënime të personave që iu kishte dhënë lekë me fajde.
Policia bëri me dije se po punon për kapjen e dy shtetasve të tjerë të identifikuar, që janë bashkëpunëtorë të Gjatës dhe Bamit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY