Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

PD 10 kundërshtime në 55 faqe për draftin e “Vetting”-ut

03/08/2016
PD 10 kundërshtime në 55 faqe për draftin e “Vetting”-ut
Share on FacebookShare on Whatsapp

Demokratët nuk bien dakord në të paktën 10 pika me draft/ligjin që mban firmën e OPDAT dhe EURLAIUS, për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, i njohur ndryshe si “Vettingu” i cili tashmë ndodhen për reflektim  në tryezën e ekspertëve të nivelit të lartë.
Këto 10 çështje Partia Demokratike i ka argumentuar  në detaj në një material prej 55 faqesh.
Ekspertët demokratë kërkojnë detajimin e rolit të operacionit ndërkombëtar të monitorimit në proces dhe përputhjen e tij me amendamentet kushtetuese. Gjithashtu kërkohet rishikimi i rolit të ILDKPKI dhe Drejtorisë së Sigurisë së Informacionit të Klasifikuar në procesin e vlerësimit të pasurisë dhe kontrollit të figurës. Demokratët kërkojnë dhe detajim të procedurës së përzgjedhjes se anëtarëve të organeve të  rivlerësimit.

Kundërshtimet
Oponenca e Partisë Demokratike nis që me tekstin e projektligjit, i cili sipas ekspertëve të selisë blu,  nuk detajon procedurën e përzgjedhjes dhe emërimit të anëtarëve të organeve të  rivlerësimit, si dhe procesin e vlerësimit të kandidaturave, duke e lënë kështu këtë proces në diskrecionin e organeve të përfshira në procedure.
Gjithashtu ekspertët demokratë i rikthehen sërish rolit të operacionit ndërkombëtar të monitorimit të cilin nuk e gjejnë të pasqyruar mirë në ligj.
“Roli i OMN dhe vëzhguesve ndërkombëtar të jetë në përputhje me nenin B dhe pikën 7 të nenit C të Amendamenteve Kushtetuese, që i koncepton ato si rojtarë që sigurojnë në veçanti transparencë, ndërsa kompetencën vendimmarrëse e lenë në duart e organit të brendshëm”.
Në opinionin e tyre, demokratët kërkojnë dhe rishkimin e rolit të Inspektoratit të Lartë të Kontrollit të Pasurive dhe  Drejtorisë së Sigurisë së Informacionit të Klasifikuar.
“I gjithë procesi i vlerësimit të pasurisë dhe kontrollit të figurës duhet të rikonceptohet, në mënyrë që të japë të gjitha garancitë e nevojshme që do të arrihet rezultati i pritshëm. Masa e jashtëzakonshme e rivlerësimit duhet të zbatohet ekskluzivisht nga organet e posaçme të vettingut, pa asnjë rol aktiv të organeve ekzistuese, të kontrolluara apo nën varësinë e Kryeministrit”.

Standardet
Sipas PD, procesi i rivlerësimit duhet të përmbushë standardet për një proces të rregullt ligjor, duke mbajtur në konsideratë konstatimet e Komisionit të Venecias, ndërsa argumentohet se projektligji  nuk detajon listën e plotë të komponentëve që përfshin vlerësimi profesional.
Për ekspertët demokratë, ligji i vlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve ka paqartësi për rastet e përjashtimit të kandidatëve nga konkurrimi, mënyrën dhe arsyet e këtij përjashtimi, si dhe të drejtën e ankimit për përjashtimin.
Periudha e vlerësimit profesional duhet të garantojë mos ndërhyrjen e organeve të vettingut në vendimmarrjen konkrete për çështje që kanë në dorë gjyqtarët apo prokurorët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

“Mediat po bëhen mburojë e Ramës duke ngjallur mosbesim dhe cinizëm ndaj protestës”

“Mediat po bëhen mburojë e Ramës duke ngjallur mosbesim dhe cinizëm ndaj protestës”

04/05/2026
EMRAT/ Operacioni “Rrjeta” në Tiranë, në pranga dy të dënuar për trafik në Itali

EMRAT/ Operacioni “Rrjeta” në Tiranë, në pranga dy të dënuar për trafik në Itali

04/05/2026
Gjykata e Lartë e ndryshon praktikën për “arrestin në burg”, indirekt përfitojnë ata me akuza korrupsioni

Gjykata e Lartë e ndryshon praktikën për “arrestin në burg”, indirekt përfitojnë ata me akuza korrupsioni

04/05/2026
Shkodër, korrupsioni për regjistrimin e tokës, në gjyq ish-drejtori i Hipotekës dhe juristi

Shkodër, dërgohen në gjyq katër persona për pastrim parash, në sekuestro 500 mijë euro

04/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Mediat po bëhen mburojë e Ramës duke ngjallur mosbesim dhe cinizëm ndaj protestës”

“Mediat po bëhen mburojë e Ramës duke ngjallur mosbesim dhe cinizëm ndaj protestës”

04/05/2026
EMRAT/ Operacioni “Rrjeta” në Tiranë, në pranga dy të dënuar për trafik në Itali

EMRAT/ Operacioni “Rrjeta” në Tiranë, në pranga dy të dënuar për trafik në Itali

04/05/2026
Gjykata e Lartë e ndryshon praktikën për “arrestin në burg”, indirekt përfitojnë ata me akuza korrupsioni

Gjykata e Lartë e ndryshon praktikën për “arrestin në burg”, indirekt përfitojnë ata me akuza korrupsioni

04/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.