Ecën mbi grumbullimin e granatave për 80 vite por ato ua kursyen jetën. Vetëm sot u gjetën se ku kishin rënë.
“Paraditen e sotme, në fshatin Ballë, Përmet, shtetasi A. K., 50 vjeç, duke kryer punime ndërtimi, në afërsi të banesës së tij, ka konstatuar rreth 30 granata, të cilat dyshohet se i përkasin periudhës së Luftës së Dytë Botërore”, njoftoi policia e Përmetit.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes, si dhe janë njoftuar forcat xheniere, për kryerjen e veprimeve procedurale.
Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të këtij rasti. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/