Rama i kujton Kurtit se pushtetin më veri e ka KFOR: Mund...

Rama i kujton Kurtit se pushtetin më veri e ka KFOR: Mund të kemi republikë të KFOR

96
0
Shares

Kryeministri Edi Rama parashikoi sot një ndarje të Kososvës mes qeverisë Kurti dhe KFOR-it pasi forcat ndërkombëtare ndaluan policët e Kosovës dhe ministra të qeverisë të shkojnë në Leposaviq.

“Sa më shumë këmbëngul Kurti në qëndrimin e tij, aq më shumë rrezikohet të formohet një Republikë e KFOR-it në Veri të Kosovës”, shkruan Rama në rrjete sociale.

Postimi i kryeministrit Rama:

Sa më shumë mbahen në Serbi këta tre burra – që edhe sikur ta kenë shkelur vijën e kufirit, s’kanë kryer asnjë krim – aq më pak do jetë e mundur që marrëdhëniet tona bilaterale të mos bëjnë shumë hapa mbrapa! Kjo do jetë java e rikthimit të akullit mes nesh, nëse ata nuk lirohen!

Nga ana tjetër, nëse de-eskalimi nuk ndodh, e humbura e madhe do të jetë Kosova – sepse Serbia mbase nuk jeton dot pa u ri-izoluar! Druaj shumë se sa më shumë Albini këmbëngul në të tijën kundër aleatëve, aq më shumë situata mund të agravohet duke rikthyer KFORin në krye të punës!

E atëherë, lamtumirë për kushedi sa kohë edhe kontrollit formal të shtetit mbi krejt territorin dhe ta gëzojmë një Republikë të KFORit në Veriun e Kosovës! Albin, dil nga guacka e vetëizolimit dhe mos e humb Veriun duke parë kudo armiq e tradhëtarë! Koha është tani dhe po fluturon!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY