MAT/ Gjendet pa jetë në kanal 25 vjeçari, u nis të mblidhte...

MAT/ Gjendet pa jetë në kanal 25 vjeçari, u nis të mblidhte këpurdha

139
0
Shares

Një 25 vjeçar u gjet pa jetë në një kanal ndërsa kishte shkuar të mbkidhte këpurdha në pyll.

”Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, rreth orës 23.35, të mbremjes së djeshme, pas njoftimit të familjarëve, se shtetasi E.GJ., 25 vjeç, kishte shkuar në pyll, për të mbledhur kërpudha, dhe nuk ishte kthyer ende në banesë, kanë nisur menjëherë kërkimet në zonën e fshatit Shulbatër, për gjetjen e tij”, njofton policia e Matit.

Pas disa orësh kërkime, në bashkëpunim me banorët e zonës dhe familjarët e tij, është bërë e mundur gjetja dhe nxjerrja nga shtrati i një kanali me ujë vaditës, i trupit të pajetë të shtetasit E. GJ., 25 vjeç.

Nga këqyrja paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas është mbytur aksidentalisht.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY