Kolegji Zgjedhor anulon zgjedhjet në Rrogozhinë, do përsëriten

Kolegji Zgjedhor anulon zgjedhjet në Rrogozhinë, do përsëriten

80
0
Shares

Zgjedhjet në Bashkinë Rrogozhinë, do të përsëriten, ka vendosur sot Kolegji Zgjedhor pasi ka pranuar kërkesën e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, për pavlefshmëri të rezultateve për votat nga kutia e burgut.

Partia Socialiste fitoi bashkinë me një diferencë prej 21 votash nga kandidati i koalicionit, një rezultat që u arrit pas votimit të të burgosurve votat e të cilëve ishin për kandidatin e qeverisë.

Kolegji në vendimin e marrë në seancë ka shfuqizuar vendimin e KAS dhe ka shpallur të pavlefshme zgjedhjet dhe ripërsëritjen e zgjedhjeve.

Ndërkaq Kolegji Zgjedhor rrëzoi kërkesën për përsëritjen e zgjedhjeve në Belsh ndërsa pritet të jepet vendimi për Kamzën. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY